Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Menstruacionet e rregullta llogariten që nga dita e parë e menstruacioneve të fundit e deri tek dita e parë e menstruacioneve të ardhshme dhe kjo kohë duhet të jetë 28 ditë, por mund të variojë nga njëra grua tek tjetra. Nëse kjo periudhë tenton të ndryshojë, atëherë mund të flasim për menstruacione të çrregullta.
Ka trajtime të ndryshme për menstruacionet e çrregullta në varësi të shkakut të tyre, por lajm i mirë është se ekzistojnë disa ushqime të cilat rregullojnë ciklin menstrual. Disa prej tyre janë:
Xhinxher
Xhinxheri përmban vitaminë C si dhe mganez i cili ndihmon me çrregullimet menstruale. Përgatisni çaj xhinxheri për ta pirë gjatë gjithë ditës ose integrojeni në vakte.
Majdanoz
Majdanozi është një ndër bimët më të mira që ndihmon në rregullimin e periodave. Mund të zieni pak majdanoz dhe ta pini dy herë në ditë këtë çaj në periudhën e menstruacioneve.
Ananas
Ananasi përmban bromelain e cila stimulon rrjedhën e shtresave në mitër ose së paku zbutjen e tyre. Kjo është thelbësore për ato që kanë menstruacione të çrregullta, pasi ndihmon në pastrimin e mitrës nga gjaku i menstruacioneve dhe vezët e pafertilizuara. Ananasi gjithashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut të cilat ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.
Peshq të yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si salmoni, harenga, skumbri, etj përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina si dhe acide yndyrore omega 3. Omega-3 ul inflamacionin, përgjegjës i mundshëm për problemet me menstruacionet.
Papaja
Trajtimi i periodave të çrregullta me papaja është një ide e shkëlqyer pasi ajo ndihmon në tkurrjen e muskujve të mitrës. Trajton nxehtësinë e trupit, kurse karoteni i pranishëm në këtë frut nxit prodhimin e estrogjenit. Kjo gjë ndihmon në rregullimin e periodave.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë lufton inflamacionin dhe dhimbjen. Ndihmon në rregullimin e periodave tuaja duke rregulluar prodhimin e hormoneve. Mund të përgatisni 'golden milk' duke përzier qumësht, shafran Indie dhe mjaltë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...