Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NGA: ELONA JAÇELLARI; FOTOGRAFIA: PIRRO BEATI
Kjo garë stilistësh të rinj që synojnë majat e modës ka për të qenë shumë e fortë, sa kohë që marrin pjesë talente si Alberta Sejdiu. Ajo është 23 vjeçe, nga Ferizaj i Kosovës dhe studion dizajn në akademinë “Evolucion” në Prishtinë. Alberta është një krijuese shumë e talentuar dhe me shumë ego. Ajo nuk është bërë pjesë e sfidës vetëm për t’u promovuar, pasi ka në shënjestër fitoren e këtij spektakli talentesh. “Kam zgjedhur të bëhem stiliste, sepse nuk jetoj dot pa këtë dhe e di që në asnjë fushë tjetër nuk jam më e zonja se në dizajn. I dua sfidat dhe kam zgjedhur të sfidoj veten duke u bërë pjesë e ADCsë. Besoj te vetja dhe profesionalizmi im. Mendoj që i kam të gjitha pikat e forta që duhen në këtë profesion, që nga skica e deri te realizimi. Që kur mora pjesë në audicion, besoja se do të fitoja. Nuk i kam fort të qarta përfitimet që do të kem nga kjo pjesëmarrje, sepse i kam lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm, por e di që kam shumë për të dhënë.” Alberta adhuron stilin Chanel dhe reflektimi i botës së modës, shihet qartë edhe në veshjet e saj. Shpesh, preferon të kthehet pas, në vitet ‘50, duke na rikthyer nostalgjinë e prerjeve me bel të ngushtë, supeve të gjera, kapelave “cloche” dhe bizhuterive artdeko. Në stilin e saj dallohet qartë tendenca për të krijuar veshje klasike, por madhështore. Ajo është e çmendur pas detajeve në një veshje, të cilat zgjedh t’i krijojë vetë. Është aq e përfshirë dhe këmbëngulëse në synimet e veta, sa pas ndoshta një dekade, e shikon veten pranë një shtëpie gjigante mode me standard europiane.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...