Marredhenia ne çift 11 Dhjetor 2019

Seksi pas ndarjes mund të jetë më i miri që keni bërë ndonjëherë; Terapistët tregojnë në është apo jo ide e mirë

Marredhenia ne çift

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë, e dini që seksi pas ndarjes është seksi më i nxehtë që keni bërë ndonjëherë. Ideja e të bërit për herë të fundit, duke lënë gjithçka në dhomën e gjumit është tmerrësisht tunduese.

Megjithatë, seksi pas ndarjes mund të sjellë edhe shumë probleme. Nëse njëri prej partnerëve 'është lënë', ai mund të shpresojë se seksi do të jetë një arsye për t'u rikthyer përsëri bashkë. Por terapistja e seksit Holly Richmond shprehet se seksi pas ndarjes nuk  e shpëton marrëdhënien dhe nëse e bën këtë, me shumë gjasa do të zgjasë vetëm disa javë.

Atëherë pse keni një dëshirë të ndezur për të bërë seks pas ndarjes dhe a është kjo një ide e mirë? Më poshtë do të lexoni shpjegimet e terapistes së seksit.

Pse duam të kemi marrëdhënie seksuale pas ndarjes?

Seksi pas ndarjes nënkupton diçka të ndryshme për këdo. 'Të bërit seks për herë të fundit mund të ndodh për të celebruar gjithçka që ishte e mirë në një marrëdhënie", shprehet Richmond. 'Marrëdhëniet zakonisht mbarojnë për arsye emocionale, jo për ato seksuale, kështu që kjo do të ishte lidhja e fundit rreth diçkaje që ishte e bukur për aq sa zgjati."

Nëse të dy personat e kuptojnë pse s'mund të jenë bashkë dhe janë rehat me ndarjen (p.sh ata po lëvizin në qytete të ndryshme ose njëri dëshiron të ketë fëmijë dhe tjetri jo), seksi mund të jetë thjesht për t'u lidhur për herë të fundit. Është si të thuash "Kjo s'do të funksionojë, por unë e dua".

Nga ana tjetër, nëse një person nuk dëshiron që marrëdhënia të përfundojë mund ta shohë seksin si një mënyrë për të thënë 'Shiko sa e bukur është kjo. Je i sigurt që do ta braktisësh?" Prandaj nuk është çudi që gjërat të koklaviten.

Si ndikon seksi pas ndarjes emocionalisht?

Nëse një person është ende duke u kapur pas një marrëdhënieje ndërsa tjetri është gati të thotë 'lamtumirë', seksi pas ndarjes mund ta zgjasë pështjellimin emocional të partnerit që nuk është shkëputur ende nga marrëdhënia, sipas terapistes. Dhe pyetja është: "A jam i/e dëshiruar? Apo jo?"

Sigurisht, seksi mund t'ju bëjë të ndiheni mirë përkohësisht, por kur vishni përsëri rrobat dhe shkoni në rrugët tuaja të ndara, me siguri do të ndiheni më konfuz nga sa ishit më parë. Ekziston gjithashtu mundësia të ndiheni të turpëruar ose të përdorur nga ishi juaj, duke e shtuar kështu dhimbjen. 'Mund të ndiheni mirë për momentin, por zakonisht, kjo ndjesi nuk zgjat', shprehet ekspertja e seksit Rachel Needle.

A është një ide e mirë seksi pas ndarjes?

Për ndarjet që ndodhin me mirëkuptimin e të dy partnerëve, seksi mund të jetë një fund i bukur, sipas Richmond. Ajo shpjegon se në rastin kur dy partnerët kanë zgjidhur gjithçka (e dimë, tingëllon bukur për të qenë e vërtetë, por ndodh), seksi pas ndarjes mund të jetë një ide e mirë.

Lloji i seksit 'Dua të kthehemi bashkë', nuk do të ishte një ide e mirë. Pranimi i një ndarjeje kërkon kohë dhe përpjekja për të lehtësuar dhimbjen duke bërë seks, thjesht zgjat këtë proces. Seksi pas ndarjes për fat të keq nuk do t'ju japë mbylljen që dëshironi. Mbyllja vjen kur marrëdhënien e lini pas krahëve dhe i jepni prioritet vetes. Mos na keqkuptoni, nuk është e lehtë, por të kapesh pas diçkaje që nuk është më, thjesht do t'ju kthejë mbrapa.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor