Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Ngjyra normale e mishrave të dhëmbëve është ajo rozë. Kur mishrat e dhëmbëve ndryshojnë ngjyrën, mund të jenë tregues se diçka nuk është në rregull. Në këtë artikull, do të mësoni për arsyet e ndryshme pse zbardhen mishra të bardhë të dhëmbëve.
Gingivit
Mishrat e dhëmbëve janë gjthmonë të ekspozuar ndaj baktereve dhe kjo është arsyeja pse duhet respektuar një higjenë orale e rëndësishme. Një prej infeksioneve të mishrave të dhëmbëve është ai që ekspertët e quajnë gingivit. Mishrat e dhëmbëve zbardhen sepse 'largohen', tërhiqen. Kjo gjë mund të çojë në humbjen e dhëmbëve. Në disa raste mund të dëmtojë indet dhe kockat e gojës. Përveç mishrave të bardhë, gingiviti mund të prishë dhëmbët tuaj të bardhë. Ju gjithashtu mund të keni hemorragji sa herë përdorni fill dentar ose lani dhëmbët.
Kandidoza orale
Kandidoza orale është një infeksion i gojës i shkaktuar nga myku, një lloj kërpudhe. Kjo kërpudhë është shumë e ngjashme me atë që shkakton infeksionet mykotike vaginale.
Leukoplakia
Jeni një duhanpirës? Nëse një ditë zgjoheni me mishrat e dhëmbëve të mbuluar nga copa të trasha të bardha, vuani nga leukoplakia. Ekspertët thonë se kjo sëmundje është rezultat i acarimit të indeve në gojë për shkak të disa zakoneve jo të shëndetshme të jetesës.
Aftet e gojës
Ndonjëherë, aftet ose plagët e gojës, janë ulcera të dhimbshme që shfaqen në indet e buta të gojës dhe mishrat e dhëmbëve janë disa prej tyre.
Kanceri i gojës
Ka raste në të cilat mishrat e bardha të dhëmbëve janë një tregue i një problemi serioz. Një shembull është kanceri i gojës. Ky lloj kanceri mund të përhapet lehtësisht duke prekur pjesë të ndryshme të zgavrës së gojës, gjuhën dhe mishrat.
Anemia
Në disa raste, mishrat e bardha të dhëmbëve mund të jenë shkak i një çrregullimi të quajtur anemi. Kjo gjendje karakterizohet nga një numër i ulët i qelizave të kuqe të gjaktu që janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në gjithë trupin.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...