Astroliving 10 Dhjetor 2019

Horoskopi i Luanit për 2020: Zbusni një çikë karakterin tuaj

Astroliving

Miq të Luanit, horoskopi juaj i vitit 2020 premton të jetë  i veçantë dhe jo shumë i vështirë. Duhet të përfitoni për të zbutur disa qoshe shumë të mprehta të karakterit tuaj. Të patakt dhe ndonjëherë agresivë, jo gjithmonë do t'ju ecë me këto sjellje. Yjet ju sugjerojnë të qetësoheni, të hidhni rrënjë të thella dhe të shihni gjithçka nga një këndvështrim tjetër.

Miq të Luanit, vëreni shpirtin në paqe sepse 2020-a do të jetë për ju një vit ndryshimesh, viti në të cilin do të mbyllni përfundimisht një portë të së shkuarës dhe në të cilin duhet të shihni të ardhmen në një mënyrë tjetër.

Mësohuni të përshtateni dhe të arsyetoni për gjëra që i shihni si të pamundura, por është e nevojshme të menaxhoni më mirë energjitë tuaja.

Dashuria

Do të jetë një vit jo i lehtë nga pikëpamja sentimentale. Nëse keni një familje, duhet të merrni përgjegjësitë tuaja, sidomos për të evituar frustrimin e partnerit tuaj. Do të vini gjithçka në diskutim, por nga ana tjetër do të keni edhe raste për t'i treguar partnerit dashuinë që ndjeni për të.

Beqarëve do t'u dalë shumë më mirë, pasi do t'u dorëzohen rrymave të forta të pasionit. Është vendimi i tyre nëse do të angazhohen më tej, apo do t'i quajnë kalimtare dhe do t'i braktisni këto përvoja të zjarrta. Yjet i këshillojnë të shoqërohen me dikë të Virgjëreshës.

Puna

Përgatituni për disa probleme nga këndvështrimi i punës, i shkaktuar kryesisht nga marrëveshje dhe afate jo të respektuara. Durimi juaj do të vihet në provë të fortë dhe pasojë e drejtpërdrejtë do të jetë rritja e agresivitetit tuaj të famshëm. Yjet ju këshillojnë të përvishni mëngët dhe të mos ndikoheni shumë nga grindjet dhe afatet. Me durimin dhe përqëndrimin e duhur mund të arrini të gjitha qëllimet tuaja.

Shëndeti

Për sa i përket shëndetit, do të kemi lajme të mira. Horoskopi i vitit 2020 nuk parashikon probleme të mëdha, përveç ndonjë rënie energjish. Shpesh do të ndiheni pak të acaruar dhe pak të lodhur. Do të mësoni të shfrytëzoni sa më shumë momentet e qeta dhe do të mësoni të menaxhoni energjitë në mënyrë të frytshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor