Showbiz 10 Dhjetor 2019

Të gjitha mamatë që presin vajza duhet ta lexojnë me patjetër këtë këshillë të mençur të Rudina Magjistarit

Showbiz

Në ndryshim nga shumë kolege të saj Rudina Magjistari nuk e ka ekspozuar kurrë fytyrën e të bijës në rrjete sociale, përkundrazi është kujdesur që në asnjë media apo portal të qarkullojnë imazhe të saj. Madje nëse i hidhni një sy profilit të moderatores në Instagram, do të vini re që në fotot e Mias mund të shquani tek-tuk ndonjë tipar, por kurrësesi fytyrën e saj. Megjithatë kjo nuk e ka penguar kurrë mami Rudinën të flasë për të në ekran dhe të rrëfejë eksperiencën e saj të mëmësisë.

Ditën e djeshme ajo kishte të ftuar Vilma Mashën, e cila ndau me publikun periudhën e pritjes së ëmbël dhe të gjitha përgatitjet për ardhjen në jetë të së bijës. Në një rrëfim të sinqertë, ajo zbuloi momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë,tekat në të ngrënë e deri tek gardëroba e vogëlushes. Duke u ndalur tek kjo pjesë, Rudina tregoi se i ka blerë Mias shumë fustane nga qejfi, por që nuk i ka përdoru thuajse kurrë.

Mandej Rudina dha një këshillë për të gjitha mamatë që presin vajza: “Nga dëshira e blerjes, kur ke vajzë njëherë që mezi e pret, një nga kënaqësitë e mëdha është pikërisht kjo, e blerjes së fustaneve. Në këtë fazë mund t’i blesh një ose dy fustane të bukur sa për ta veshur një moment, por ki parasysh se po i bleve shumë, nuk do t’i veshësh fare, sepse nuk do të të shkojë mendja fare te fustanet, do duash gjëra shumë më praktike, kështu që mos shpenzo shumë te fustanet, në mënyrë që të përqëndrohesh te gjërat që janë të dobishme dhe të shërbejnë. Kije parasysh!”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor