Showbiz 10 Dhjetor 2019

Vilma Masha tregon për shtatzëninë dhe si e ndiente që ishte vajzë

Showbiz

Vilma Masha, gazetarja e njohur e sportit, është në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. E ftuar në programin e Rudina Magjistarit, ajo tregoi se ndihet shumë mirë dhe se nuk është shkëputur asnjë ditë nga puna.

Madje ajo ishte edhe në përurimin e stadiumit të ri, duke transmetuar live e duke bërë intervista me futbollistët.

Ajo tregoi se shtatzënia e saj ishte e planifikuar dhe e dëshiruar. "E prisja në një farë mënyre. Isha me bashkëshortin kur bëra testin. Lexova se ç'do të thoshin dy vijat, pasi nuk kisha bërë ndonjëherë test", u shpreh ajo.

Gazetarja nuk e fshehu as dëshirën që kishte për ta pasur vajzë. "Doja të ishte vajzë dhe lexoja në internet për shenjat që mund të kishe kur prisje një vajzë", tha ajo. 'Dhe cila ishte ajo shenjë që ishte e vërtetë?', pyeti Rudina.

'Rrahjet e zemrës', u përgjigj Vilma, 'të cilat duhet t'i kishe nga 140-160', dhe ajo i kishte mbi 160. Vilma tregoi gjithashtu se nuk do ta marrë lejen e lindjes, pasi ndihet shumë mirë. Ajo ka bërë edhe blerjet e para për bebushen, por ende nuk ka vendosur për metodën e lindjes.

Vilma gjithashtu tha se kanë menduar edhe për emrin. "Kemi disa alternativa. Dua një emër të shkurtër pasi nuk më pëlqejnë emrat që shkurtohen, të jetë i kombinueshëm me mbiemrin dhe do ta vendosim shpejt se nuk jam tip që i lë gjërat për në fund", u shpreh Vilma.

 

 

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor