Orakulli i kuzhinës 9 Dhjetor 2019

Ushqimet e fermentuara nuk kanë asnjë lloj vlere për organizmin; Ja përse probiotikët e tyre nuk hyjnë te 'bakteret e mira'

Orakulli i kuzhinës

Le të kthehemi pas, në kohën kur nuk ishte shpikur ende frigoriferi. Për mijëvjeçarë të tërë, në pjesë të ndryshme të globit, njerëzit mblidhnin frutat dhe perimet e fundit të sezonit, dhe për t’i ruajtur ato gjatë dimrit, i fusnin nëpër poçe. Ato i nënshtroheshin një procesi misterioz, i cili parandalonte dekompozimin e tyre të plotë. Në Rusi, për shembull, lakrat i fusnin në vaska të mëdha dhe i linin të treteshin derisa shndërroheshin në një qull të quajtur lakër turshi.

Ky proces konservimi ishte i rëndësishëm, sepse pa të, njerëzit do të kishin vdekur nga uria gjatë dimrit. Në atë kohë nuk kishte supermarkete apo frigoriferë për të ruajtur ushqimin.

Në ditët e sotme, ushqimet e fermentuara zënë një vend të veçantë në dietë dhe promovohen si të ishin një ndihmë e madhe për shëndetin. Megjithatë, kjo nuk është krejtësisht e saktë.

Ekziston një keqkuptim i madh. Fakti që këto ushqime i kanë ndihmuar njerëzit përgjatë këtyre mijëvjeçarëve, nuk do të thotë që janë të mira për shëndetin. E vërteta është se ushqimet e fermentuara i kanë ndihmuar njerëzit të mbijetojnë, sepse bëhej fjalë për një çështje për jetë a vdekje. Është më mirë që këto t’i shohim nga ana historike si një masë të përkohshme mbijetese dhe jo si një ndihmë të shëndetshme.

Probiotikët e ushqimeve të fermentuara nuk janë të shëndetshëm, sepse bakteret e tyre lulëzojnë nga procesi i dekompozimit. Me fjalë të tjera, e kanë origjinën nga vdekja dhe jo nga jeta, njësoj si bakteret që hanë mishin e një kafshe të ngordhur në pyll.

Ato ndryshojnë nga bakteret e mira. Mikroorganizmat e ndritur që jetojnë te frutat dhe perimet lulëzojnë nga jeta, dhe si të tillë janë të shëndetshëm për aparatin tretës, sepse ne jemi të gjallë. Ata kanë një vitalitet të cilin bakteret e ushqimeve të fermentuara nuk e kanë.

Kur mendojmë për bakteret e mira, mendja na shkon te kosi, sepse na kanë bërë të besojmë se probiotikët e tij e ndihmojnë aparatin tretës. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor, është mirë që ta shmangni konsumin e tij, sepse pothuajse të gjitha produktet e bulmetit e përkeqësojnë atë. Për më tepër, nëse kosi është i pasterizuar, ky proces i ka vrarë të gjithë probiotikët. Edhe bakteret e mira që janë të pranishme te kosi i papërpunuar, nuk e përballojnë dot acidin klorhidrik dhe vdesin që në stomak, pa përfunduar në traktin intestinal.

Shumica e ushqimeve të fermentuara, si: kimçi, lakrat turshi, sallamet, specat e kuq, salca e sojës, çaji kombuça etj., përmbajnë baktere që lulëzojnë nga ushqimet e vdekura, prandaj janë të padobishme për aparatin tretës.

Te disa njerëz këto baktere janë të padëmshme. Ato thjesht kalojnë në traktin tretës dhe defekohen shpejt nga trupi si të panevojshme, por organizmi i disa të tjerëve reagon keq ndaj tyre, duke i konsideruar këto baktere si pushtuese dhe stërmundohet për t’i nxjerrë ato. Kjo shkakton fryrje, dhimbje stomaku, gazra, të vjella, dhe/ose diarre. Por është thjesht një situatë kalimtare që përfundon me largimin e tyre nga trupi.

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e fermentuara, mund të vazhdoni t’i hani për shijen e tyre unike, por nëse ju ngacmojnë stomakun, mos i hani. Gjithsesi, nuk kanë asnjë dobi për shëndetin.

Dhe nëse i mendoni ato si shumë të dobishme, atëherë e keni gabim. Acidi klorhidrik i stomakut është shumë i ndjeshëm ndaj baktereve të ushqimeve të fermentuara dhe duke i konsideruar si armike, i vret, edhe nëse janë të padëmshme. E kundërta ndodh me bakteret e gjalla të frutave dhe perimeve të freskëta. Bakteret e mira të lakrës së sapokëputur nga kopshti janë të pashkatërrueshme nga acidi klorhidrik, prandaj duhet ta ktheni vëmendjen tek ato, nëse doni të ruani shëndetin e aparatit tretës.

Informacioni është shkëputur nga libri : MEDICAL MEDIUM

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor