Astroliving 9 Dhjetor 2019

Tipari më negativ i çdo shenje horoskopit; Ja si përfitojnë ato vetë nga ana e tyre e errët

Astroliving

Dashi (21 Mars - 19 Prill)

Ju jeni narcisë . Kjo ju ndihmon të mbroheni. Instinktet e tua për ‘mbijetesë’ ju nxjerrin nga  çdo situatë edhe pse kjo ju bën të dukeni egoist.

Demi (20 Prill - 20 maj)

Ju jeni dembel, i pakujdesshëm dhe i çrregullt. Ju e dini që shumë gjëra janë të pakuptimta dhe i shpëtoni rrëmujës duke i kujtuar vetes se çfarë keni prioritet dhe çfarë jo.

Binjakët (21 maj - 20 qershor)

Ju hyni tek njerëzit që pështaten në çdo situatë dhe çdo njeri.  Nëse binjakët do të përmblidhnin filozofinë e tyre me një shprehje ajo do ishte “më mirë një mik sesa një çiflig” Ju keni rrethe të zgjeruara shoqërore që vijnë bashkë me avantazhe e disavantazhe.

Gaforre (21 qershor - 22 korrik)

Kush e fiton urrejtjen tuaj e fiton përgjithmonë.  Nuk falni dhe kjo e bën besimin tuaj shumë të çmuar. Sa herë që takoni një person të ri jeni skeptikë dhe kjo ju mbron nga gënjeshtarët e manipuluesit.

Luani (23 korrik - 22 gusht)

Ju jeni një person egocentrik deri në manjakëri. Megjithatë egoizmi deri në një farë pike (të cilën ju e tejkaloni ndonjëherë) ju shtyn të bëni përpara dhe të mos paturit frikë më shumë i jep zgjidhje problemeve tuaja, sesa ju fut në telashe.

Virgjëresha (23 gusht - 22 shtator)

Ju jeni një kritik i ashpër i gjithçkaje dhe i gjithkujt. Në planin afatgjatë, ju mund të perceptoheni si një përbindësh, por e vërteta është, ju me të vërtetë thjesht nuk dëshironi kotësira në jetën tuaj.

Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)

Ju jeni gënjeshtari më patologjik në botë. Kjo sepse nuk dëshironi të lëndoni askënd dhe përpiqeni të ruani balancën. E vërteta e hidhur dhemb, ndaj ju preferoni më mirë një gënjeshtër të ëmbël.

Akrepi (23 tetor - 21 nëntor)

Ju jeni manipulues. Nuk ka rëndësi sesi e arrini një gjë, e rëndësishme është që ju në fund të ditës të keni atë që doni.  

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Ju e keni të pamundur të ‘hidhni’ rrënjë dhe të vendosni nevojat e të tjerëve para tuajat. Një Shigjetar i vetmuar është një Shigjetar i lumtur.

Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)

Ju përdorni frikën që futni tek të tjerët për të marrë atë që dëshironi. Të kesh frikë nga gjuha jote e helmuar të jep lirinë për t'i larguar njerëzit nga rruga jote.

Ujori (20 Janar - 18 Shkurt)

Ndjesia juaj për të ruajtur veten është e ngjashme me egoizmin e ftohtë. Ju doni vetëm të merrni e të mos jepni!  Ju nuk e vini re se jeni egoist, pasi as kritikat gjithashtu nuk ju hynë në sy.

Peshqit (19 Shkurt - 10 Mars)

Ju jeni tepër të ndjeshëm dhe e përdorni atë mentalitet të trishtuar për t’i bërë njerëzit t’ju vijnë pas fijes apo t'ju japin gjithçka që dëshironi. Master manipuluesit nuk vuajnë nga viktimizimi i tyre

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor