Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
E dimë, petullat e mamit dhe të gjyshes nuk kanë të krahasuar me asgjë tjetër, por sot do t'i gatuajmë alla italiane. Linda ju propozon të provoni "le pettole pugliesi", petullat pulieze që janë të famshme në të gjithë Italinë.
PËRBËRËSIT: 500 g miell tipi 00, 20 g maja birre e freskët ose 7 g maja
birre e thatë, një majë luge sheqer, 1 lugë e vogël kripë, 400 ml ujë i gazuar në temperaturë ambienti, vaj kikiriku ose luledielli për skuqje.
PËRGATITJA: Në një tas thërrmojmë majanë me dorë, shtojmë sheqerin, 2 lugë ujë në temperaturë ambienti dhe pasi i përziejmë, i lëmë të pushojnë 5–10 minuta, sa të krijohet pak shkumë në sipërfaqe. Hedhim miellin me sitë ose në makinën e bukës/robot ose në një tas të madh, hapim një gropë të vogël në mes dhe hedhim majanë e tretur. Shtojmë ujë pjesë-pjesë dhe i përziejmë me lugë druri, derisa të kemi një brumë të butë që derdhet lehtë nga luga dhe jo shumë i trashë. Shtojmë kripën dhe e punojmë me lugë druri për 2-3 minuta. Pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine e vëmë brumin të vijë në furrën e fikur, por me dritën ndezur. Duhen rreth 2 orë që vëllimi të dyfishohet. I skuqim petullat në tigan të thellë me vaj, duke e hedhur brumin me lugë, të cilën e lagim në një gotë me vaj që brumi të mos ngjitet pas saj. Petullat e skuqura i vëmë në një pjatë me letër thithëse kuzhine.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...