Showbiz 9 Dhjetor 2019

Princesha Charlotte nuk 'pyet' për rregullat e Mbretëreshës; Kërkon me ngulm dhuratën që as nuk ju shkon mendja

Showbiz

Çdo vit, familja mbretërore britanike hap dhuratat në orën 6 pasdite, në sallën e kuqe të Sandringham në prag të Krishtlindjeve. Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar gjithmonë që asnjë prej djemve dhe nipave e mbesave të saj të mos shpenzojnë shumë për dhurata, pasi në fund të fundit ajo që ka rëndësi është shpirti i festës.

Pjesëtarët e familjes mbretërore shkëmbejnë mes njëri-tjetrit dhurata të thjeshta dhe aspak tradicionale, por duket se Charlottës nuk i pëlqen shumë kjo ide.

Princesha, 4 vjeç me sa duket, ka kërkuar për një kalë të vogël këto Krishtlindje.

Sipas Closer Weekly, Charlotte është "e dashuruar" me kuajt dhe i ka kërkuar babait të saj një poni. Megjithatë Prince William mendon se ajo është ende e vogël dhe kur të festojë ditëlindjen  e pestë, mund të marrë një kalë për ditëlindje.

Dhe nëse po pyesni se për çfarë kërkoi Mbreti i ardhshëm i Anglisë Xhorxh, ai thjesht dëshiron një  rraketë të re tenisi (sporti i tij i preferuar ) dhe një tryezë futbolli. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor