Astroliving 6 Dhjetor 2019

Pse Peshorja, kjo shenjë e ajrit, magjeps gjithë zodiakun

Astroliving

Peshorja është një shenjë kardinale e ajrit, e udhëhequr nga Venusi, me Saturnin në kulm, Marsin në mërgim dhe Diellin në zbritje. E gjithë kjo do të thotë se shenjë dalluese e kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundrapeshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë. Shenja më e këndshme e horoskopit, që ka një prirje të fortë ndaj hedonizmit dhe kënaqësive të jetës, sidomos kur është fjala për marrëdhëniet pasionante. Peshorja ka një anë që i konfuzon yjet, pasi edhe pse është në kërkim të ekuilibrit, i adhuron emocionet e forta dhe risitë e vazhdueshme, sidomos në dashuri. Dhe kjo është arsyeja pse peshoret kujdesen aq shumë për pamjen e tyre fizike. Joshëse, intriguese dhe sensuale, veçoria më seksi e kësaj shenje është magnetizmi që i tërheq të gjithë në rrjetën e saj.

Një tjetër karakteristikë e veçantë e shenjës së Peshores është nevoja e marrëdhënieve shoqërore që mbushin ditët e kësaj shenje, por edhe dëshira për t’u çlodhur sa më shumë në një vend të panjohur, duke pasur parasysh dembelizmin tipik të kësaj shenje dhe nevojën për një ambient të sigurt për të pushuar.

Peshorja nuk është një udhëtar i botës, por një shenjë e ajrit që i përkushtohet shumë marrëdhënieve personale—duke qenë se është një nga shenjat më me durim të horoskopit—por kurrë nuk del jashtë zonës së komfortit, gjen gjithmonë kohë për t’iu dedikuar vetes.

Shenja e Peshores e përshkruar shkurtimisht:

Nëse do të ishte një ngjyrë: e kaltër dhe rozë, që do të përdoreshin në sinergji me njëra-tjetrën pasi janë ngjyra që fuqizojnë energjinë e kësaj shenje zodiakale.

Nëse do të ishte parfum: i ëmbël dhe delikat, si lulet e pranverës.

Nëse do të ishte kafshë: një dre magjepsës, enigmatik, por gjithmonë i vëmendshëm.

Nëse do të ishte një personazh historik: Anna Bolena, një grua që me dashje ndryshoi fatin e Kishës së Anglisë me fuqinë e dashurisë.

Nëse do të ishte një gur: Zafir me sfumatura vjollcë dhe blu të thellë.

Motoja e kësaj shenje: “I drejti është në mes”

Shenjat me të cilat shkon më mirë: Ujori, Binjakët dhe Dashi, i preferuari i saj.

Shenjat që duhet të shmangë: Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor