Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Për herë të parë këtë libër e pash në zyrat e kompanisë “Tring” : kishte ardhur bashkë me disa të tjerë, që do të shqyrtoheshin nëse ia vlente të përktheheshin në shqip apo jo.
Për mua, kopertina ishte një magnet i vërtetë: si mund t’i rezistoja asaj bluzës me vija, siluetës së hollë dhe klishesë së Parisit, që premtonte të vinte në formë këshillash? Kisha lexuar këshilla vajzash dhe grash të suksesshme franceze, që na mësonin se si të bënim një stil jetese parisian, por ato e kanë të thjeshtë ta thonë, se janë vetë parisiane! Në këtë rast bëhej fjalë për një vajzë amerikane, Xheniferin, e cila kishte jetuar në Paris kur ishte studente dhe shumë vite më pas, në Amerikë, kishte vendosur që ta bënte më të bukur jetën, duke zbatuar mësimet që kishte nxënë gjatë kohës kur jetonte me familjen franceze, dhe sidomos këshillat që i kishte dhënë zonja e shtëpisë, së cilës në libër i referohej si “madama Shik”. Teksa bënte këtë, fillimisht nisi t’i ndante këshillat në një blog, derisa shkroi librin që kemi sot në dorë.
Ia vlente që të merrja edhe unë ca prej këtyre këshillave, sidomos kur pashë se, për shembull, që në kapitujt e parë flitej se përse francezet janë aq të holla, edhe pse ushqehen aq mirë, madje, pa shkuar as në palestër. Ia vlente për pamjen e tyre, gjithmonë shik dhe asnjëherë të ngarkuar. Teksa e lexoja fletë pas flete, mendova që këtë libër doja ta përktheja vetë, duke u përpjekur njëkohësisht që t’i nxija sa më mirë ato këshilla. Ndërkohë që përktheja, herë në mënyrë të natyrshme e herë duke ia imponuar vetes, nisa të vija edhe unë në jetë disa nga këshillat e madams Shik. Për shembull, në libër është një kapitull shumë interesant për rrëmujën... Kur nisa të përktheja librin, isha si Xheniferi, studentja amerikane, por që pak nga pak po shndërrohem në një madamë Shik. Që kur përktheva atë kapitull, nuk kam ngrënë më në tabaka përpara televizorit. Madje e ndez sa më pak dhe në shtëpinë time ka gjithmonë e më shumë muzikë, muzikë të mirë. Kam nxjerrë pjatat që ruaja për festa dhe çdo ditë e kam një festë të vogël, me lule të freskëta në tryezë. Përveç këtyre, kam zhdukur nga sirtarët çdo komplet pizhamesh e rrobë shtëpie jo të denjë, bashkë me shumë rrangullina, sende që kisha vite që nuk i përdorja; gjëra që merrnin pluhur, bënin rrëmujë dhe nuk më linin t’i gëzohesha një shtëpie të pastër, ku gjithçka duhet të jetë në vendin e vet. Kam mësuar të bëj tualetin ujë e sapun dhe çdo here që gjendem përpara dollapit duke menduar: “Ç’të vesh sot?”, dora më kap gjithmonë një fustan të mirë, nga ata që kisha vite që i mbaja në varëse dhe i ruaja për ndonjë rast. Madama Shik më mësoi se nuk kam pse pres, rast i mirë është çdo ditë.
Librin e gjeni në librari e pike shitje, por mund ta blini online në këtë link ose të na shkruani për çdo porosi.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...