Guide per shendetin 5 Dhjetor 2019

Si të shëroheni nga gripi dhe i ftohti me lëng mishi, portokalle dhe spinaq

Guide per shendetin

Hundë të zëna, teshtima, vështirësi në frymëmarrje. Dhe pastaj situata përkeqësohet me ethet dhe dhimbjet e muskujve. Ftohja, e trajtuara në mënyrën e duhur është një sëmundje që zakonisht largohet brenda disa ditësh: nuk ka nevojë për trajtim me antibiotikë dhe ndonjëherë nuk shërbejnë as ato medikamente që mbahen si të 'mrekullueshme' për hundët e bllokuara dhe fytin e acaruar. Dhe në fund fare nuk vlejnë për asgjë.

Medikamente natyrale për të parandaluar ftohjen

Në fakt, ekzistojnë disa medikamente natyrale të shkëlqyera që mund të parandalojnë dhe si pasojë të evitojnë sëmundjet e stinës. Me kosto zero.

Parandalimi i ftohjes në mënyrë natyrale

Lani duart. Mos u fiksoni të qëndroni gjithmonë para një lavamani për të larë duart. Por mbani mend se larja e tyre shpesh gjatë dimrit është rregulli i parë kundër parandalimit të ftohjes. Dhe funksionon si një orë.

Kujdes nga teshtimat. Mbani mend se flukset e përcjella nga një teshtimë udhëtojnë me shpejtësi 150 km/h. E vështirë për t'u shmangur, sidomos kur jeni në vende me shumë njerëz si supermarketet  apo kinemaja. Zgjidhja më e thjeshtë është të qëndroni sa më larg një personi të sëmurë me grip.

Mos nënvlerësoni ujin. Është një përfitim primar dhe shumë i çmuar në parandalimin e gripit. Duhet pirë gjatë gjithë ditës. Uji eliminon toksina dhe rihidraton trupin, çka është e domosdoshme, sidomos pas djersitjes. Duhet të pini disa litra ujë në ditë duke pasur parasysh gjithashtu që edhe frutat e perimet përmbajnë ujë.

Lëngje frutash ose perimesh çdo ditë. Falë veprimit të fuqishëm të vitaminës C, lëngjet e agrumeve çdo mëngjes, në temperaturën e ambientit, janë një ilaç natyral i shkëlqyer për të forcuar mbrojtjen imunitare. E mira është ta pini gjatë gjithë vitit, sidomos duke e alternuar me lëngun e kartoës. Dhe një rekomandim: Shtrydhini portokallet në momentin që do t'i konsumoni.  Një tjetër alternativë e mirë e portokallit është edhe kivi edhe ananasi.

Fruta dhe perime. Së bashku, përfaqësojnë formën më të mirë të parandalimit ushqimor kundra ftohjes, etheve dhe gripit. Brokoli, spinaqi dhe lulelakra janë të shkëlqyera. Por edhe patatet, kungujt, karotat dhe domatet. Shmangni gatimin e zgjatur të tyre sepse vitaminat e tyre janë të tretshme në ujë dhe është akoma më mirë nëse shtoni pak lëng limoni në to. Frutat  dhe perimet ju sigurojnë betakaroten, shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshme mukozën e rrugëve respiratore dhe për të parandaluar ftohjen.

Pastroni shtëpinë. Edhe këtu nuk duhen ekzagjerime, por një kurë e veçantë për dimrin. Pastroni mirë shtëpinë, veçanërisht dhomat e gjumit për të larguar viruset që mund të jetojnë 8-12 orë në sipërfaqet e ashpra.

Flini, flini, flini. Gjumit mbetet ilaçi i parë për njeriun. I njëjti rregull vlen edhe për gripin: koha e gjumit varet nga trupi dhe metabolizmi ynë. Por në përgjithësi, shtatë orë gjumë janë një mesatare e mirë.

Lëng mishi ose perimesh në tryezë. Sidomos lëngu i mishit të pulës dhe supat me plë. E ngrohtë, e shijshme dhe shumë efikase në mbrëmje.

Mjaltë në vend të sheqerit. Zgjidhni gjithmonë mjaltë në vend të sheqerit dhe për të parandaluar gripin shkrijeni në pije të nxehta, si çaji.

Çfarë të bësh gjatë simptomave të para. Nëse vëreni simptomat e para të ftohjes, me ethe, kollë, teshtima dhe një ndjesi lodhjeje, mos e sfidoni shëndetin tuaj. Merrni një dit pushim, qëndroni në të ngrohtë përdorni aspirinë në mbrëmje dhe do të shihni që për 24 orë gjithçka ka kaluar.

Mbulohuni. Stinët e ndërmjetme që bëjnë kalimin nga moti i ftohtë tek i nxehti dhe anasjelltas, janë më të rrezikshmet për sa i përket gripit. Zgjidhni veshje të përshtatshme , mbulohuni ose zhvishuni nëse keni ndjesinë e nxehtësisë së tepërt.

Kujdes nga luhatjet e temperaturës. Ftohja jo gjithmonë ndodh kur është moti shumë i ftohtë, por për shkak të luhatjeve të temperaturës. Mes të qenit brenda dhe jashtë, midis shtëpisë dhe rrugës që duhet të bëni për të shkuar në punë. Ndryshimet e forta termike dhe të shpeshta vendosin nën presion sistemin tonë imunitar dhe i hapin derën ftohjes. Mundohuni të shmangni këto luhatje të temperaturës.

Gjimnastika bën mirë edhe kundër gripit. Ushtrimet fizike konsiderohen si një formë parandalimi për gripin nga të gjithë mjekët. Ushtrohuni rregullisht dhe nuk do të pendoheni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor