Dekorime 4 Dhjetor 2019

"Një arkitekturë bashkëkohore, e pastër, minimaliste" Brenda një apartamenti arreduar plot shije dhe ngjyra

Dekorime

Jemi në Tiranë në një nga lagjet ndoshta më të qetë rezidenciale edhe pse shume  ‘low profile’.

Ndodhemi në afërsi të digës së liqenit, në një ndërtesë jo shumë të re, por të rrethuar nga gjelbërimi, pisha aromatike dhe cicërima zogjsh, pavarësisht se jemi shumë afër kaosit të trafikut.

Nga jashtë, ndërtesa ka shije dhe estetikë të thjeshtë, modeste. Ndërkohë, që kur hyn brenda ndodhesh përballë një surprize: një arkitekturë bashkëkohore, e pastër, minimaliste, por në gjendje të transmetojë ngjyrë dhe emocion.

“Prej disa kohësh, po kërkonim një vend të përshtatshëm, ku mund të krijonim një atmosphere të qetë e të thjeshtë”, - thonë pronarët e këtij apartamenti

Herën e parë që shkuam në objekt, për të parë apartamentin, banorët e mëparshëm sapo ishin larguar dhe shtëpia kishte një “aromë” të mirë, të bukur, të fisme. Edhe pse ende me mobiliet ekzistuese, ndriçuesit, etj., përsëri kishte një atmosferë që banorëve të rinj u vinte për shtat.

Kështu, u vendos që shumë nga finiturat e mëparshme, si për shembull parketi, dyert, të mbaheshin. Thjesht u desh një sy i stërvitur, që t’i risillte të përshtatura me situatën e re.

Plani i shfrytëzimit, duke patur parasysh edhe afatin kohor dhe mënyrën e trajtimit të mëparshëm, u mbajt siç ishte, me disa modifikime të vogla. Njëri nga dy tualetet që aksesoheshin nga korridori, iu bashkua dhomës martesore.

U shtua hapësira në korridor, në mënyrë që të hapej vend për një portmanto, e cila i mungonte apartamentit. Gjithashtu, edhe një depo e vogël, për një ambient pastrimi dhe aksesorët përkatës. Interieri, pas disa konsultave për të kuptuar shijet dhe preferencat e të zotëve të shtëpisë, u vendos që të ishte një atmosphere e qetë, në kuptimin e kombinimit të ngjyrave e finiturave, duke patur preferencë specifike për një paletë natyrale.

VIJAT

Gjithashtu, u zgjodh që edhe elementet e dekorit të ishin sa më esenciale e të thjeshta.

Praktikisht, u përzgjodh “vija”, si një element bazë i dekorit minimalist.

ELEMENTI

Ndaj nuk është rastësi që vijat i shohim të përdorura në faqen kryesore të dhomës së ndenjjes, në ndriçuesit mbi tavolinën e madhe të ngrënies, nëdhomën e madhe të gjumit, në një faqe me përmasa që nuk të lënë indiferente, ekonceptuar në xham e dru, e po ashtu në kapakët që mbulojnë depon në hyrje të apartamentit.

DHOMA E GJUMIT

Dollapi është stilizuar me elementin e vijave

NGA: ZHAKLIN LEKATARI

FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor