Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nga : Santana Çomora; Fotografia : Armand Habazaj
“Të provosh çdo mundësi, që nesër të mos jesh peng i gjërave të paprovuara, i shanseve të refuzuara dhe i së shkuarës së pajetuar” – kjo është motoja e moderatores së njohur, Jona Spahiu, e cila prej pothuajse se një viti e gjysmë është larguar nga ekrani për t’iu dedikuar djalit të saj, Raiden dhe sfidës më të re profesionale, organizmit të eventeve.
Shkëputja nga televizioni nuk është se e ka lënë pa ide e projekte të reja, sepse sa herë e takon, ajo është e përfshirë totalisht në organizimin e festave familjare e çdo aktivitet tjetër, për ta bërë ditën e klientëve të saj të paharrueshme. Së bashku, me të shoqin ajo ka hapur një agjenci eventesh “FrenkLights”. Kjo është një sfidë e re për të, që ashtu si dhe shumë angazhime të tjera në jetën e saj kanë rezultuar të suksesshme, sepse Jona di të japë nga vetja, e bën më pasion e dashuri çdo punë, duke thyer çdo barrierë.
Prezantuesja te Jona, tashmë ia ka lënë vendin një nëne të kujdesshme, të dashur e të përkushtuar për Raidenin e vogël, që para pak muajsh mbushi një vjeç. Edhe pse një mami e re, ajo është në një formë fizike të shkëlqyer. Ndihet e bekuar dhe e lumtur, sepse jep dashuri pa kushte ashtu si dhe merr në çdo çast të ditës nga të dashurit e saj, bashkëshorti dhe familja. Dhe kjo gjë lexohet në çdo dalje apo në çdo postim të sajin.
Jona është karizmatike, e qeshur dhe mjaft elokuente në të folur. Në të gjitha daljet e saj ajo ka treguar se do ti luajë mjaft mirë më batutën,që i vjen mjaft natyrshëm. Ajo ka qenë një nxënëse e shkëlqyer. Ka studiuar për financë dhe falë të atit, mjaft kërkues, ka ditur të ecë në rrugën e duhur. Që e vogël ka qenë natyrë krijuese, e prirur në pasionet e moshës si baleti, recitimi dhe këndimi. Dhe ja ku është sot me ëndrra e sfida të reja, që me aftësinë që e karakterizon, përpiqet ti çojë përpara.
Në revistën Living, ajo vjen për herë të parë në një editorial mode me një stil krejt të veçantë. Edhe këtu, ajo guxon të provojë e të eksperimentojë, sepse Jona di ta gëzojë e ta shijojë momentin, të përfshihet e të jap më të mirën e saj, sepse për të bërë gjëra të bukura duhet nuhatje, guxim dhe durim e ajo këto “armë” i ka të vetat. Nuk iu mbetet gjë tjetër vetëm zbuloni një Jonë ndryshe, shtresa shtresa (layering style ), por me një sharm e elegancë që e karakterizon gjithmonë.
Fashion Editor : Niko Komani ; Grimi dhe flokët : Nina Myftaraj
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...