Showbiz 2 Dhjetor 2019

"Kurrë s'do e harroj nga vij dhe se kam gjak shqiptari" Bebe Rexha zgjedh dy familje në nevojë për t'u ndërtuar shtëpitë

Showbiz

Tërmeti i së martës shkundi një Shqipëri të tërë, ashtu si ‘çoi në këmbë’ një popull të tërë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, njerëzve që mbetën pa shtëpi e atyre që humbën familjarët nën rrënoja. Shqiptarët anembanë botës e jo vetëm, u solidarizuan dhe kontribuan  , e Bebe Rexha ishte ndër të parat që reagoi pas tërmetit dhe ofroi ndihmën e saj.

Përmes një videoje të postuar në Instagram,  këngëtarja 30 vjeçare pohoi që do të ndërpriste turin e saj për të ardhur në Shqipëri, për t’u siguruar që paratë do të shkonin vërtetë tek njerëzit në nevojë.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe Rexha perms një fondi të  ardhurash për familjet e prekura nga tërmeti  ia doli që në shumë pak kohë të mblidhte 100 mije dollarë . Ditën e sotme ajo ka vizituar disa zona të prekura dhe është shprehur se pavarësisht famës, pavarësisht ku ajo shkoj, kurrë s’do e harrojë se nga vjen dhe se ka gjak shqiptari! “E di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet  kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor