Astroliving 2 Dhjetor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Nga Paolo Fox

Ujori:

Viti do të mbyllet në mënyrë interesante. Personat që kanë nisur një punë të re muajt e fundit, vuajnë ende nga ana ekonomike. Ata që janë treguar të shkujdesur, duhet të bëjnë më shumë kujdes me shpenzimet. Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj në datën 9 i shoqëruar edhe nga Dielli. Marrëdhëniet janë gjithmonë vendimtare për ju. Ju janë dhënë disa mundësi që duhet t’i shfrytëzoni. Një miqësi, një marrëveshje e re, diçka e rëndësishme po krijohet. Gjysma e dytë e muajit është më e favorshme. Në aspektin profesional jeni bërë shumë kërkues, ja pse do të refuzoni shumë nga propozimet për punë.

Aspekti sentimental do të jetë bindës. Venusi kthehet sërish në shenjën tuaj në datën 20, për këtë arsye festat sivjet do t’i kaloni vërtet të puthura nga fati/. Merrni kohën e duhur për të dhuruar dashuri. Dhjetori është muaj interesant për takimet e reja, sidomos për ata që duan ta harrojnë të shkuarën. Megjithatë, viti 2020 do t’ju dhurojë më shumë forca për t’i përballuar këto gjëra. Nëse në krah keni personin e duhur, do të bëni një zgjedhje të rëndësishme për vitin e ardhshëm. Data 29 do të jetë më fatlumja, por fati nuk do të mungojë as në ditët e fundit të vitit. Edhe janari parashikohet muaj pozitiv në fushën e ndjenjave.

Dhjetori sjell energji pozitive. Përpiquni të bëni disa ditë pushim pas datës 22. Marsi është kalimthi në shenjën tuaj. Problemet fizike do t’i kaloni lehtësisht. Shpina dhe kontraktimet muskulore janë pikat tuaja të dobëta.

 

Peshqit:

Tani nis për ju një periudhë shumë e rëndësishme. Jupiteri është aktiv që prej datës 2 dhe planetët e tjerë po ashtu ju favorizojnë. Tashmë nuk ju ndal më askush. Nëse jeni të punësuar, do të ngriheni në detyrë, ose do të bini në sy të kolegëve duke marrë merita të mëdha. Ky është muaji i duhur për të kërkuar më shumë. Dhjetori do t’i ndihmojë të gjithë të shpërblehen për punën e kryer. Suksese personale gjatë ditëve të fundit të vitit. Ata që duan të hapin një aktivitet privat, do ta kenë më të lehtë. Shefat apo sipërmarrësit janë më të favorizuar. Edhe pse keni kaluar furtuna të mëdha në aspektin financiar, por edhe në atë ligjor, tani do ta merrni veten. Viti 2020 do të shërbejnë si pikë referimi për të gjithë, prandaj përvishini mëngët që tani!

Dashuria është dhe do të mbetet gjithnjë një pikë referimi për ju, edhe nëse e keni lënë partnerin/en tuaj. E keni gati zëvendësin. Tregoni kujdes dhe mos i ngacmoni plagët e vjetra! Arsyetoni me logjikë. Kuptojeni se karriera ju ka marrë shumë kohë nga jeta sentimentale. Do ta kuptoni edhe vetë

që partnerët i keni lënë pas dore. Mbani premtimet që u keni dhënë njerëzve që dashuroni. Periudhë e mirë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë, por edhe për ata që bëjnë punë krijuese.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor