Astroliving 2 Dhjetor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Nga Paolo Fox

Shigjetari:

Fakti që Jupiteri u largua nga shenja juaj nuk duhet t’ju frikësojë. Uroj që gjatë këtij viti të rëndësishëm për karrierën tuaj, të keni bërë atë ndryshimin e madh që kërkonit prej kohësh. Të vonuarit mund të mbështeten te Mërkuri, i cili më datë 9 do të kalojë në shenjën tuaj. Do t’ju jepet një mundësi e mirë për t’i shprehur haptazi idetë tuaja në dhjetor. Data më e favorshme do të jetë 16-a, falë aspektit të shkëlqyer të Diellit dhe Hënës. Bashkëpunime të reja. Java 16-22 do të jetë shumë interesante për ata që kanë bërë një kërkesë në të shkuarën.

Fusha sentimentale do të ketë një rëndësi të madhe në jetën tuaj gjatë këtij muaji. Shumë prej jush kanë gjetur njeriun e duhur, ndërsa të tjerët janë të hapur ndaj të gjitha aventurave apo njohjeve. Hëna do të kalojë në shenjën tuaj pikërisht gjatë festave të fundvitit. Rrethi juaj shoqëror është i ngushtë. E keni shumë të lehtë të kontrolloni jetën tuaj sentimentale dhe jeni nga ata njerëz që nuk mendojnë vetëm për lumturinë e tyre, por edhe për atë të të tjerëve. Vetëm dashuritë në distancë do të kenë probleme. Jeni pikërisht ju që vendosni nga duhet të anojë peshorja.

Problemet shëndetësore që keni pasur që pas gushtit, janë përballuar pozitivisht. Mos u stërmundoni gjatë periudhës së fundvitit! Nëse ju jepet mundësia që këtë Vit të Ri ta kaloni ndryshe, atëherë pranojeni ftesën dhe përjetoni emocione të fuqishme.

 

Bricjapi:

Dhjetori do të jetë muaj i rëndësishëm, nëse doni të realizoni një dëshirë të madhe. Nëse në fillim të vitit ju kam këshilluar të tregoheni të kujdesshëm, me yjet që ju favorizojë tani, ju sugjeroj të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Ata që kanë punuar fort, do të shpërblehen. Ju do të jeni tashmë në plan të parë. Jupiteri do të hyjë triumfues në shenjën tuaj dhe do të shoqërohet nga Urani, që ka një aspekt të shkëlqyer. Më të aftët do të kenë sukses të jashtëzakonshëm. Studentët janë shumë të favorizuar në provime dhe do t’u ofrohen mundësi punësimi. Ky është momenti juaj i rimëkëmbjes, sikurse feniksi. Shfrytëzojini mundësitë që do t’ju jepen... edhe profesionistët e pavarur do të tregojnë sa vlejnë në të vërtetë. Disa takime pune do t’jua ndryshojnë jetën.

Gjithashtu edhe në fushën e ndjenjave, dhjetori do të jetë i rëndësishëm, sidomos për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Jupiteri favorizon pjellorinë dhe krijimtarinë, por jo vetëm kaq, ky planet simbolizon një element force edhe për 2020-n. Do të merrni një lajm të bukur që do t’ju emocionojë. Viti do të mbyllet me një sukses të madh, sepse ju s’do të jeni më aq mosbesues. Është e rëndësishme të jeni në qendër të skenës dhe të merrni duartrokitjet e merituara.

Energjia nuk mungon falë Diellit aktiv në datën 22 dhe Venusit më datë 20. Nëse keni planifikuar një operacion gjatë fundvitit, suksesi është i garantuar. Shfrytëzojini më mirë energjitë tuaja. Të dëshirosh është të kesh,/ mos e harroni këtë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor