Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Paolo Fox
Peshorja:
Do të hasni vështirësi për t’i zgjidhur problemet gjatë dhjetorit. Nëse diçka nuk shkon, do të hiqni dorë, në mos e keni bërë tashmë. Do të bëheni nervozë, sepse mendoni se shumë njerëz ju kanë lënë pas dore. Edhe me kolegët dhe eprorët do të bëni polemika. Nuk është periudha e duhur që t’i lini gjërat të paqarta. Nëse keni pranuar një vend pune pa u menduar dy herë, do të përfundoni duke i thënë vetes: “Kush më solli mua këtu?” Bëni kujdes, mos i paguani faturat me vonesë! Merrni këshillat e duhura para se të hidhni ndonjë hap të gabuar.
Edhe në fushën e ndjenjave do të mbizotërojnë polemikat, sidomos gjatë dy javëve të para. Do të debatoni për çështje praktike. Çiftet që janë në krizë, do t’u japin fund lidhjeve të lodhshme. Çiftet e sapomartuara do të debatojnë më së shumti për praninë e partnerit në familje. Mos harroni pasionin, në të kundërt shtëpia do të shndërrohet në një vend ku bëhen psikanaliza, jo ku gjeni kënaqësi. Është me vend të përballeni hapur me partnerët, por kohët e fundit njëri nga ju flet shumë dhe nuk dëgjon asnjëherë. Ju e dini që s’duhen mbajtur dy kunguj në një sqetull, pasi gjërat mund të keqësohen. Ndihet një atmosferë nervozizmi. Brenda disa javësh, do të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Gjërat do të normalizohen disi pas datë 27.
Viti 2019 do të mbyllet me dyshime, madje edhe festat e fundvitit nuk do të shkojnë vaj. Probleme reumatizmale. Pini më shumë ujë! Nëse jeni të shkujdesur, mos hidhni hapa të gabuar. Mund të bëni gabime të pafalshme për shkak të nervozizmit.
Akrepi:
Fundi i vitit për të lindurit në shenjën e Akrepit jo vetëm që ofron mundësi për t’u emancipuar dhe për të përjetuar gjëra të reja, por edhe për t’u çliruar nga një barrë e rëndë që mbanit prej kohësh. Ndryshimet janë parësoret për ju në këtë periudhë dhe shumë prej jush kanë marrë /konfirmime pozitive që prej gushtit. Ata që kanë hapur një aktivitet privat, do të fitojnë më shumë nga ç’e kishin parashikuar. Gjithë këto transformime do të sjellin edhe disa pengesa të vogla, që do të kalohen lehtë. Shitblerjet janë të favorizuara në këtë periudhë. Edhe studentët janë në fazën më të mirë.
Lidhjet e krijuara së fundmi do të bëhen më të rëndësishme. Ata që e kanë nisur lidhjen si lojë apo thjesht si një flirt veror, do të kuptojnë se këta njerëz i kanë ndihmuar të harrojnë të shkuarën e vështirë. Zemrat e vetmuara në këtë periudhë janë më të motivuara. Lejojini partnerët tuaj t’ju njohin më mirë, t’i zbulojnë sekretet që fshihni brenda zemrës. Ju doni gjithmonë t’i njihni të tjerët, por s’tregoni aspak për veten. Gjeni njerëzit e duhur dhe lidhuni pa hezituar, sepse yjet rreth periudhës së fundvitit janë shumë interesante. Viti do të mbyllet qetësisht dhe me parashikime të mira për vitin 2020, i cili do t’ju sjellë shumë energji, si në fushën e ndjenjave, edhe në atë profesionale.
Vjeshta për ju ka qenë një periudhë në të cilën keni rilindur. Nga data 23 deri më 31 do të keni rastet më të mira për të bërë terapi fizike. Shumë planetë aktivë do të jenë në shenjën tuaj, por Jupiteri do t’ju ndihmojë më shumë, sidomos personat që vuajnë prej kohësh nga probleme shëndetësore.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...