Aktualitet 2 Dhjetor 2019

"Dua libra, vetëm kjo më 'ushqen', më mban gjallë” kërkesa e veçantë e 62-vjeçares pas shkatërrimit të shtëpisë

Aktualitet

  

Tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së martës, mori mbi 50 jetë njerëzish, shkatërroi dhjetra banesa duke lënë qindra qytetarë të pastrehë! Të gjithë thonë qoftë me aq, por jo pak njerëzve ‘u ka mbetur koka pas’ ! Frika e paslëkundjeve është e madhe, ndonëse këto të fundit thuhet se janë mëse normale. Të prekurit nga tërmeti, janë sistemuar në hotele, familje që kanë hapur dyert e shtëpisë e prej një jave, gjërat ngadalë po shkojnë drejt normalizimit. Sensibilizimi ka qenë i madh dhe njerëz të thjeshtë, personalitete e artistë me famë botërore kanë kontribuar në rindërtimin e godinave.

Pa një çati mbi kokë nuk jetohet, por një 62 vjeçare, banuese në Durrës prej 40 vitesh pohon për gazetën Shqiptarja.com që nuk mundet t’ia bëjë dot pa libra.

"Nuk më mungon asgjë",- thotë Besnikja- "Akomodimi, ushqimi, madje dhe shoqëria" E pyetur për dëmet për banesën, duket se meraku i 62-vjeçares është libraria.  Në fakt halli i saj i vetëm është libri. “Më gjej një libër të keqen nëna, nuk rri dot pa të, pa lexuar.Dua libra, vetëm kjo më 'ushqen', më mban gjallë”.

Natyra shkodrane plot humor dhe batuta, shoqëruar me pasionin për librat, e bën Besniken optimiste për të ardhmen.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor