Aktualitet 2 Dhjetor 2019

"Ajo është unike, me fat që e kemi" Përse Luljeta Bozo ka qenë personazhi më frymëzues i ditëve të fundit

Aktualitet

Shumë e njohur në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës, Luljeta Bozo ka publikuar më shumë se 25 libra profesionalë dhe është nderuar me shumë çmime. Profesionalisht, ajo ka qenë frymëzim e këto ditë pas tërmetit fatal të 26 nëntorit, duket se profesoresha dhe inxhinierja e  ndërtimit Luljeta Bozo, ka qenë e gatshme të ndajë informacionin që ka, dijet e saj në ndihmë të informimit të njerëzve. E ftuar në televizione të ndryshme , Luljeta jo vetëm ka analizuar, e ka vlerësuar dëmet e tërmetit, por edhe ka shpjeguar arsyet e shkatërrimit të shumë godinave në shumë zona.

Më shumë se kurrë, në ekranet tona kemi nevojë për ekspertë, njerëz të fushës e jo ‘gjithologë’! Luljeta Bozo ka qenë nga të paktët njerëz që ka përcjellë vlera të pashembullta në këto kohë të vështira e na ka frymëzuar.

Ndonëse profesoresha nuk është pjesë e rrjeteve sociale, bashkëshortja e djalit Petri, Alda Bida, producente, autore programesh dhe skenariste  i ka kushtuar një dedikim në Facebook. Ajo ndihet me fat që është pjesë e familjes Bozo, por të gjithë ndihemi me fat që e kemi Luljetën.

I tregoj për çfarë ndodh pas çdo dalje televizive dhe ajo buzëqesh duke shfletuar një libër. Nuk bezdiset kur shoqet e shokët e mi apo të Petrit e telefonojnë, e pyesin. E marrin, konsultohen!

Ajo nuk proteston, kur Petri i tregon se nuk ia shkruajnë në titra emrin apo gradat shkencore. Ajo nuk përton të ndajë informacionin që ka, dijet e saj në ndihmë të informimit të njerëzve. Ajo nuk ka facebook as instagram. Ajo e mat kohën me veprat që bën, me librat që shkruan me dashurinë e kujdesin që na dhuron, sepse ajo është unike. Me fat që e kemi.
(E kam të përsëritur këtë që them për Luljeta Bozo (Konomi)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor