Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga PAOLO FOX
Dashi:
Jeni përfshirë shumë në çështjet profesionale dhe në datën 9 do të merrni një lajm të mirë. Viti 2020 do të jetë më i begatë për ju, sidomos gjatë periudhës së pranverës. Të mos humbasin kohë të gjithë ata që kanë ndër mend të nisin projekte të reja. Dhjetori nuk do të sjellë rezultate të menjëhershme, gjërat do të ndryshojnë vetëm pas datës 20. Fundi i dhjetorit do të ofrojë mundësi për të gjithë. Mendoni prej kohësh të ndryshoni pozicionin në punë apo edhe vetë kompaninë. Bëni kujdes me çështjet ligjore që keni lënë pezull. Mund ta paguani shtrenjtë për shkak të një pakujdesie personale.
Në dashuri s’ka shumë për të bërë apo për të thënë, sidomos deri më datë 20. Mos i lini gjërat të pasigurta//pezull dhe mos hapni polemika të kota, të cilat mund të shndërrohen më pas në debate të forta, sidomos rreth datës 13. Nëse keni probleme ligjore me një ish-partner/e, ndërmjetësimi me të do të zgjatë shumë. Në pranverë, Saturni s’do të jetë më kundër jush. Nëse ndieni diçka sado të vogël për dikë, mos e lini pas dore, sepse pas katër-pesë muajsh mund të shndërrohet në një dashuri të madhe. Viti i Ri do të jetë i mbushur me emocione të forta. Gjatë fundit të dhjetorit është pikërisht dashuria protagonistja në shenjën tuaj.
Gjatë dy viteve të fundit keni punuar dhe jeni shqetësuar aq shumë, saqë ndieni lodhje të madhe. Dy javët e para të muajit do të jenë të vështira. Mos u bëni nervozë në datat 26 dhe 27. Edhe fizikisht do të ndiheni më mirë gjatë festave të fundvitit.
Demi:
Gjatë tre muajve të fundit keni shfaqur mjaft pasiguri. Ata që punojnë prej vitesh në një kompani, gjatë verës kanë kërkuar ngritje në detyrë apo një ndryshim page. Loja është në anën tuaj, por mos e teproni! Nëse nuk tregoheni me takt, rrezikoni që gjithçka të kthehet kundër jush. Gjatë ditëve të para të dhjetorit do të përballeni me konflikte. Të tjerët s’i vënë në dyshim aftësitë tuaja, por ju po përpiqeni të mbani larg disa persona që ju rrethojnë. Pengesat financiare do të kalohen, edhe pse ngadalë. Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj në fillim të vitit 2020 dhe, falë ndikimit të tij të shkëlqyer, do t’i fitoni këto beteja të vogla që sapo keni nisur. Do të shndërroheni në protagonistë gjatë kësaj periudhe.
Çiftet që janë ndarë së fundmi do të arrijnë të merren vesh gjatë dhjetorit. Gjithçka do të jetë më e lehtë në fushën sentimentale, sidomos po të krahasoni periudhën dymujore të mbushur me kriza që mezi i kapërcyen edhe çiftet më të konsoliduara. Nëse keni një lidhje të shëndetshme, do të debatoni në lidhje me fëmijët. Në qendër të projekteve në çift në këtë periudhë janë blerjet e pronave apo të shtëpive. Venusi përqafon të lindurit në shenjën tuaj vetëm pas datës 18. Periudha e festave do të jetë interesante për ata që duan të përjetojnë emocione të veçanta.
Pas dy muajve të lodhshëm për ju, dhjetori sjell qetësi dhe mundësi të reja. Venusi, Saturni dhe Jupiteri kanë një aspekt/ pozitiv. Për atë që ka ndër mend të nisë ndonjë kurë, kjo është periudha e duhur. Qielli hapet për ju me fillimin e vitit.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...