FastFood/Skuqja në të njëjtin vaj është rrezik serioz për mëlçinë dhe zorrët, mësojeni pse
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Të privohesh nga orët e gjumit mund të jetë një ndër gjërat më shqetësuese për një njeri. Netët e fundit, të gjithë shqiptarët, zor se kanë vënë sy në gjumë, pas tërmetit fatal të mëngjesit të së martës.
Depresioni, ankthi, shpërqëndrimi dhe lodhja janë ndjesitë që të shoqërojnë një nate apo një periudhe gjatë të cilës gjumin nuk e kemi bërë cilësor, ndaj Living po jep më poshtë recetën e një çaji dhe disa ushqime që ju ndihmojnë të flini më qetë.
Disa ushtrime të lehta, leximi i një libri apo pirja e një çaji qetësues do t'ju ndihmojë shumë. Një ndër pijet që është mjaft efektive është çaji me banane e kanellë.
Përbërësit: Një bananë, kanellë, ujë.
Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni një banane të prerë. Lëreni për 10 minuta. Pasi e keni hequr nga zjarri shtypeni me një pirun dhe më pas kullojeni në një filxhan çaji. Lëreni të ftohet, shtoni pak kanellë dhe kjo ishte.
Ju duhet ta pini këtë, të paktën, një orë para se të shkoni në shtrat.
Qumështi i ngrohtë Ky nuk është një mit. Qumështi përmban triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.
Mjalti Hidhni një lugë mjaltë në qumështin e ngrohtë ose në çaj. Ai ul nivelin e vigjilencës duke ju përgjumur.
Bajamet - Përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilat qetësojnë muskujt. Konsumoni një grusht bajame dhe do të bëni gjumë të qetë. Living
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...