A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga Mirela Andoni/Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT: 5 dardha, 3 vezë, 150 g sheqer, 100 ml vaj, 1 fryrës ëmbëlsirash me vanilje, 100 ml qumësht, 250 g miell, 50 g kakao, 100 g copëza çokollate.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë miellin, kakaon dhe fryrësin e kekut. Ndërkohë, në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishojnë vëllimin, shtojmë vajin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas hedhim te tasi me vezë miellin që përziem në fillim, duke alternuar me radhë pak miell dhe pak qumësht. Presim dy dardha në kubikë dhe bashkë me copat e çokollatës i shtojmë te brumi. Pasi të shtrojmë një letër furre në tavë hedhim brumin dhe sipër tij vendosim dardhat e mbetura të prera përgjysmë. E pjekim në furrë për 40 minuta.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...