Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Duke qenë se prej ditës së djeshme jemi futur në sezonin e Shigjetarëve, le të flasim pak për të lindurit nën këtë shenjë.
Optimistë, të lumtur, por edhe pak të shkujdesur... Këto fjalë do të zgjidhnim për të përshkruar shkurt këtë shenjë. Shigjetarët njihen si aventurierët e zodiakut, si moskokëçarës, por në të vërtetë ata janë bujare dhe kur janë në një marrëdhënie, nuk tradhëtojnë kurrë. Janë mendjehapur, por nuk shkojnë nga fryn era. Janë të drejtë dhe nuk bëjnë lehtë kompromise.
Megjithatë duke qenë një shenjë zjarri, ata mërziten shumë lehtë. Mërzitja është armiku i tyre më të madh, i bën të luhatshëm në humor dhe nevrikë. Megjithatë janë super energjike dhe janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re. Pëlqejnë ndryshimet dhe është e vështirë për ta të qëndrojnë në një vend për shumë kohë.
Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me durimin, për të mos thënë që janë më të paduruarit e horoskopit. Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë dhe vazhdojnë me projektin e radhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.
Janë shumë të shkujdesur: Kjo karakteristikë ndoshta është e vetmja për të cilën Shigjetarët kritikohen nga të gjithë. Janë të prirur t'i marrin gjërat lehtë. Kjo qasje mund t'u shkaktojë probleme në çdo sferë të jetës, kryesisht në jetën romantike të tyre. Në kohë të caktuara mund të duken të pandjeshëm dhe të ftohtë. Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...