Orakulli i kuzhinës 24 Nëntor 2019

Thjerrëzat, bishtajoret me përqëndrimin më të madh të lëndëve ushqyese; Përfitimet shëndetësore dhe një recetë

Orakulli i kuzhinës

Thjerrëzat janë ndër bishtajoret më të shëndetshme të kësaj familjeje, të cilat duhet t'i konsumoni sa më shpesh të jetë e mundur. Studime të shumta me grupe njerëzishvqë vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore, kanë dalë në përfundimin se këto kokrra edhe pse të vogla, kanë fuqinë të ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Veç të tjerash, thjerrëzat janë të pasura me probiotikë, gjë që i bën këto të fundit një super-ushqim për aparatin tretës. Këto baktere të mira krijojnë kushtet e duhura për lulëzimin e florës bakteriale, duke qetësuar stomakun, përmirësuar funksionet e zorrëve etj.

Thjerrëza të përziera me perime

Thjerrëzat janë bishtajoret me përqendrimin më të madh të lëndëve ushqyesve. Por kur mbijnë, pra lëshojnë syth, fuqia e tyre antioksiduese dyfishohet. Ajo që duhet të bëni është thjesht t'i lini thjerrëzat gjithë natën në ujë në një kavanoz të mbuluar me napë dhe të siguruar me llastik. Të nesërmen, shpëlajini dhe thajini mirë. Pas disa ditësh ato do të lëshojnë sytha dhe janë gati për t'u konsumuar.

Konsumi i thjerrëzave dhe i të gjithë bishtajoreve jo vetëm që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, por eksperimentet kanë treguar se ato janë shumë herë më të efektshme se reduktimi i kalorive për uljen e dhjamit të barkut, përmirësimin e nivelit të sheqerit, insulinës dhe kolesterolit në gjak. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor