Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Asnjë recetë nuk arrin të mbledhë aq shpejt gjithë familjen në tryezë, sesa një byrek i shijshëm. Sot kemi vendosur të bëjmë byrek role me mish pule dhe kërpudha të thata. Do ta hani të gjithin pa u menduar dy herë për peshën dhe kaloritë.
PËRBËRËSIT: 1 qepë, 250 g filetë pule, 50 g kërpudha të thata, kripë, piper, 200 g djathë kaçkavall, 10 peta byreku dhe 20 ml vaj ulliri.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Fusim kërpudhat në një tas me ujë për gati 30 minuta, kurse në sobë vëmë një tigan me vaj ulliri, ku pasi të jetë nxehur kaurdisim qepën derisa të marrë ngjyrë të artë. Presim filetën e pulës në copa sa më të vogla dhe i shtojmë te qepa. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë, shtojmë kërpudhat dhe pak ujë. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë disa minuta. Pasi të jetë ftohur plotësisht, shtojmë djathin e thërrmuar. Më pas hapim petët dhe i ndajmë dy nga dy. Hedhim pak mbushje në sipërfaqe dhe i mbledhim role. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe i vendosim roletë në radhë, i lyejmë përsëri me pak gjalpë në pjesën e sipërme dhe i vendosim të piqen për rreth 40 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...