Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Këto biskota dikur përgatiteshin për festa, si fejesa, kreshmë ose dasma. Forma e tyre si përqafim, përfaqëson bashkimin e Zotit në kreshmë ose bashkimin e çiftit në raste fejese ose dasme. Kjo është një recetë shumë e vjetër dhe çdo familje e trashëgon brez pas brezi. Biskotat përgatiten me përbërës shumë të thjeshtë dhe zakonisht shoqërohen me liker pas darke ose pasdite me çaj.
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN: 250 g miell tipi 00, 25 g miell bajamesh, 60 g sheqer i bardhë, 75 ml verë e bardhë e vakët (e ngrohim shumë pak), 75 ml vaj ulliri, 1 lugë e vogël fryrës për ëmbëlsira(4 g), një majë thike kripë.
PËR DEKORIM: sheqer i bardhë dhe bajame.
PËRGATITJA: Në një tas hedhim miellin, sodën me sitë dhe miellin e bajameve, i përziejmë me pirun dhe hapim një gropë në mes. Shtojmë sheqerin, kripën, vajin dhe verën e vakët. Fillojmë t’i përziejmë me majat e gishtave, derisa të kemi një brumë homogjen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për rreth 30 minuta. Pas kësaj kohe, ndezim furrën në temperaturën 180°C. Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe pasi marrim pak me dorë, i japim formë si shkop i hollë, i përdredhim si gërshet dhe vendosim disa bajame nëpër hapësira (2- 3 bajame për çdo gërshet).
Kalojmë çdo gërshet në një pjatë ku kemi hedhur sheqer dhe i lyejmë mirë nga të gjitha anët, duke i ngjeshur pak në sheqer. I vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i vëmë të piqen për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë të artë.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...