Kujdesi per trupin 21 Nëntor 2019

Jo thjesht një sapun; NESTI DANTE është sekreti për një lëkurë të bukur dhe të freskët

Kujdesi per trupin

Një sapun i mirë është gjysma e bukurisë së gruas”, - është këshilla që na kanë dhënë gjyshet për vite me radhë, kur ende nuk e dinim rëndësinë e bukurisë së lëkurës. Nëse kjo është legjendë apo një e vërtetë e pakontestueshme, mbetet për t’u parë pasi të keni bërë pjesë të rutinës suaj sapunët Nesti Dante.

“With Love & Care” është linja e sapunëve Nesti Dante, të cilët janë prodhuar me një proces që karakterizohet nga përdorimi ekskluziv i vajrave esenciale me cilësi të lartë, duke bërë që aromat të përputhen me trupin dhe personalitetin e gjithsecilit.

“ME DASHURI DHE PERKUJDES” sapuni NESTI DANTE nuk është tërheqës vetëm për aromën, por edhe për ndjesinë e mirëqenies që përcjell.

Kjo linjë vjen me pesë aroma specifike, mes të cilave nuhatja juaj do ta njohë menjëherë atë që ju përshtatet:

- FICO DELLA SIGNORIA: Aromë e këndshme, por njëkohësisht intensive dhe tërheqëse, që bashkon fikun jeshil dhe aromën karakteristike të gjetheve, me sensualitetin e petaleve të lules frangipani.

- REGINA DI PEONIE: Një shpërthim emocionues dhe mbizotërues i aromës së petaleve peoni dhe trëndafilit simbol të optimizmit dhe bukurisë së përjetshme.

- LIMONUM ZAGARA: Freskia e gjallë e agrumeve, veçanërisht e qitros, është pasuruar me prekjen e sofistikuar dhe të ëmbël të luleve të çmuara të portokallit.

- AQUA DEA MARINE: Notat e buta dhe valëzuese të kripës dhe detit ngjallin ndjesinë e bregdetit dhe të ujit, simboli i jetës, pastërtisë dhe rilindjes.

- DE AMBRA PAPAVER: Qelibar dhe lulëkuqe - aroma e pastër e qelibarit, përzier me atë mistike të lulëkuqes, krijon përzierjen më tunduese për shqisat tuaja. Të gjitha aromat e mësipërme vijnë gjithashtu në formën e shisheve të kristalta, si esenca parfumi intensive. Mjeshtrit e studios së parfumerisë “Nesti Dante” janë krenarë që prezantojnë edhe linjën e parfumeve “With Love and Care”, pesë aromat që ndërthurin cilësinë origjinale të klasit të lartë, me risinë që ka karakterizuar gjithnjë kompaninë “Nesti Dante”, themeluar në vitin 1947. Ata i qëndrojnë besnikë motos së themeluesit Dante: “Ne gjithmonë do të punojmë jo për të qenë më të mëdhenjtë, por më të mirët”. Ekspertët kanë hartuar një formulë që siguron zgjedhjen ekskluzive të lëndëve të para të rralla dhe fisnike, të rafinuara dhe të çmuara, me një përqendrim të lartë dhe ekuilibër delikat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor