Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Trupi ka nevojë për ‘karburant’ energji të mjaftueshme që të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë efektive, për të kryer proceset metabolike e jo vetëm. Në të njëjtën kohë, njerëzit gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për numrin e kalorive që konsumojnë e problemi i ditëve të sotme është koha që kemi në dispozicion, për të përgatitur receta të shëndetshme, të shijshme, por edhe të shpejta. Zgjidhja është të përfshini në regjimin tuaj ato ushqime që janë më të pasura me lëndë ushqyese, për të përfituar maksimalisht ! Më poshtë është lista e plotë e ushqimeve që janë ‘minierë’ mineralesh, vitaminash etj.
1. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, vitaminës A, vitaminës K, manganit, folateve dhe hekurit. Një filxhan spinaq i papërpunuar siguron gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore, të vitaminës A, e cila është thelbësore për shikimin, funksionimin e sistemit imunitar dhe riprodhimin.
2. Një filxhan me lakra Brukseli përmbush 195 përqind të nevojës ditore për vitaminë K, e cila ndihmon trupin të thithë kalciumin, dhe 125 përqind të nevojës ditore për vitaminë C. Ajo gjithashtu plotëson më shumë se 10 përqind të nevojës ditore për vitaminë A, vitaminë B-6, folate, kalium dhe mangan.
3. Një filxhan lulelakër e gatuar plotëson 73 përqind ND (nevojës ditore) për vitaminë C, 19 përqind të vitaminës K, 14 përqind të folatit, 12 përqind të vitaminës B12, 11 përqind të kolinës dhe 11 përqind të fibrave dietike, gjë që ndihmon në parandalimin e kapsllëkut , stabilizoni sheqerin në gjak dhe ul kolesterolin. Lulelakra gjithashtu përmban sasi të vogla të tiaminit, proteinave, riboflavinës, niacinës dhe magnezit.
4. Një filxhan brokoli siguron më shumë se 100 përqind të ND për vitaminë C dhe K. Ai është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, folateve, kromit, riboflavinës, kaliumit, fibrave dhe bakrit, i cili ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut dhe forcon sistemin imunitar.
5. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i beta-karotenit, i cili ul rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit, sëmundjeve të zemrës, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Një patate e ëmbël mesatare gjithashtu përmbush më shumë se 100 përqind të nevojës ditore për vitaminë A, 28 përqind për mangan, 16 përqind për B6, 37 përqind për vitaminës C dhe 15 përqind të ND per kalium. Patatet e ëmbla gjithashtu përmbajnë sasi të vogla të kalciumit, magnezit, hekurit, fosforit, thiaminit, riboflavinës, folateve, zinkut dhe vitaminës E.
6. Kale, lexoni në këtë link të gjitha vlerat ushqyese të Mbretëreshës së Lakrave
7. Salmon
Nga të gjithë peshqit, salmoni përmban sasinë më të lartë të acideve yndyrore omega-3, të cilat lidhen me mirëqenien e reduktimin e rrezikut të shumë sëmundjeve serioze, përfshirë sëmundjet e zemrës, ato të shëndetit mendor etj. 100 gramë salmon përmban sasi të mëdha të magnezit, kaliumit, selenit dhe vitaminave B.
8. Hudhra
Vitamina C, B1 dhe B6, kalciumi, kaliumi, bakri, mangani dhe seleni gjenden në sasi të konsiderueshme tek hudhra. Gjithashtu përmban allicin, e cila mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit "të keq" të LDL, ndërsa rrit kolesterolin "e mirë" HDL, duke ulur potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që hanë shumë hudhër mendohet gjithashtu se janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë kancerin e zorrës së trashë. Hudhra e papërpunuar gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antifungale.
9. Mjedrat e luleshtrydhet
Këto fruta kanë veti të jashtëzakonshme antioksiduese dhe janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, fibrave e manganit, që ndihmon në thithjen e kalciumit, metabolizmin e yndyrnave dhe karbohidrateve dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Mjedrat përmbajnë gjithashtu sasi më të vogla të folateve, vitaminës E, vitaminës K, biotinës, kaliumit, bakrit dhe magnezit.Luleshtrydhet përmbajnë kalium, fibra, magnez, jod, folate dhe bakër.
10. Çokollata e zezë
Çokollata e errët me përmbajtje të lartë kakao është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër dhe mangan. Është gjithashtu shumë e pasur me antioksidantë. Studimet kanë treguar që njerëzit që konsumojnë çokollatë të errët të paktën pesë herë në javë kanë një rrezik 57 përqind më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Përfitimet e tjera shëndetësore të çokollatës së errët përfshijnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e tensionit e kolesterolit të keq. LIVING
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...