Foto/Britney Spears shfaqet nudo nga pushimet e fundit
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ashtu si edhe në pjesët e tjera të trupit, gjatë shtatzënisë qarkullimi i gjakut rritet edhe në mishrat e dhëmbëve. Si pasojë, këta të fundit mund të fryhen e të zbuten dhe kur të lani dhëmbët mund të keni gjakderdhje. Ndonëse shumë gra frikësohen, ky nuk është një problem që vendos në rrezik shëndetin e tyre apo të foshnjes.
Kjo vjen edhe si pasojë e ndryshimeve hormonale që shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradontale, sidomos në dhëmballa. Nëse mendoni se dhëmbet ju prishen sepse kalciumi i duhet foshnjes ne bark, ky është një mit që nuk duhet besuar më.
Megjithatë është e rëndësishme të mos i lini pas dore dhëmbët dhe mishrat e tyre as gjatë shtatzënisë ! Duhet t’i lani e t’i pastroni dhëmbët me pe dhe t’i kontrolloni te dentisti në mënyrë të rregullt. Për t’i mbajtur indet e dhëmbëve sa më të forta, merrni sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës C nga ushqimet apo multivitaminat shtesë.
Kur të kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse keni shumë gjakderdhje të shoqëruar edhe me dhimbje, lini një takim te dentisti për një kontroll për infeksione të mundshme. Njoftoni gjithashtu mjekun për këtë problem.
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...