Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Speciale për aperitivë e shoqëruar me djathëra apo sallam sipas dëshirës. Po të vini re në çdo recetë, brumi lihet gjatë që të vijë, që të mos ketë probleme
në tretje, prandaj mos shkurtoni kohën që brumi duhet të pushojë.
PËRBËRËSIT PËR TAVËN E MADHE TË FURRËS:1 patate rreth 150 g, 500 g miell tipi 00, 15 g kripë, 12 g maja birre e freskët, 250 ml ujë i vakët
1 lugë e vogël sheqer, 2 lugë vaj ulliri, rozmarinë e freskët, vaj ulliri dhe kripë
kokërrmadhe.
PËRGATITJA: Ziejmë pataten në tenxhere për 15 minuta (15 minuta pasi të marrë valë). I qërojmë lëkurën dhe e shtypim, sa është e ngrohtë, me shtypëse patatesh ose pirun. Në një tas të vogël tresim majanë me ujin dhe sheqerin dhe pasi ta përziejmë e lëmë të pushojë 5 minuta. Në një tas të madh hedhim miellin, kripën dhe pasi t’i përziejmë me pirun, shtojmë pataten dhe vajin. Më pas bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë majanë e tretur. E punojmë me dorë ose në makinën e bukës për 15/20 minuta. Nëse brumi ngjit shtojmë pak miell. E lëmë të pushojë për 1 orë e gjysmë në furrën e fikur. Pas kësaj kohe e marrim brumin, e punojmë me dorë për 1 minutë dhe më pas e shtrojmë me dorë në tavën e lyer me vaj ulliri. E lyejmë sipër me 4-5 lugë vaj ulliri, e spërkasim me rozmarinë dhe e lëmë të pushojë në furrë edhe për 1 orë e 30 minuta. Pak para se të përfundojë koha për brumin, ndezim furrën në temperaturën 190°C. Vëmë fokaçen të piqet për 25/30 minuta pasi ta kemi spërkatur më parë me pak kripë kokërrmadhe (shija ime personale). Kur të ketë marrë ngjyrë të artë është gati për t’u ngrënë, pasi është më e mirë sapo del nga furra. Nëse nuk e konsumojmë të gjithën, mund ta ruajmë deri në 2 ditë në qese plastike për ushqime ose në ngrirje. Në këtë rast e ngrohim pak në furrë (e shkrijmë më parë në temperaturë ambienti) përpara se ta konsumojmë.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...