Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Lira Gjika/Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur. Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohesh që u ka ndodhur kjo eksperiencë.
Kjo vonesë ka disa arsye: e para nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfarë i ka ndodhur. E dyta, atij i duhet kohë ti rendis gjërat dhe fjalët, që të mund të shprehet.
Dhe e treta, ka shumë frikë apo i mungon kuraja për të treguar, sepse e tremb shumë ndjesia se mos është ai fajtor për eksperiencën e keqe. Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psikoemocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet. Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë. Dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmerrshme “pse”.
Fëmija kur dëgjon këtë pyetje jo vetëm trëmbet, por humbet edhe atë pak aftësi që me mundt ka ndërtuar për të menduar dhe shprehur.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...