Kujdesi per trupin 14 Nëntor 2019

Shijoni një lëkurë të butë dhe pa qime me Philips IPL Lumea Prestige për Heqjen e Qimeve

Kujdesi per trupin

Ka shumë gjëra për t’u bërë që të ndiheni grua. Më parë harxhohej kohë dhe nevojitej kryesisht ndihma e një profesionisti. Fatmirësisht për ne, teknologjia po përparon çdo ditë dhe po na e bën jetën më të thjeshtë.

Philips i është përgjigjur shumë lutjeve duke na dhënë pajisje të cilat ndihmojnë gratë të ndihen më të bukura, nga rehatia e shtëpisë së tyre. Ju prezantojmë Philips Lumea Prestige, bazuar në teknologjinë IPL. Zgjidhja më efektive dhe afatgjate për të minimizuar dhe ndalur përfundimisht rritjen e qimeve.

Philips Lumea Prestige është pajisja më e lehtë dhe efektive për t’u përdorur. Shfrytëzon IPL (Dritë Pulsuese të Intensifikuar), një teknologji inovative me gjatësi të ndryshme valësh që lëkura i thith në mënyrë efektive, arrijnë rrënjët e qimeve dhe i vendosin qimet në fazë pushimi.

Philips Lumea Prestige është i dizenjuar posaçërisht për përdorim të sigurt në shtëpi, si në fytyrë ashtu edhe në trup. Frymëzuar nga veçantia e secilës pjesë të trupit, Philips Lumea Prestige është e vetmja pajisje IPL që ofron aksesorë shtesë të lakuar në mënyrë unike për rezultate optimale në zona të ndryshme të trupit. Pjesët shtesë ndryshojnë nga njëra tjetra prej kombinimit të formës, përmasës së dritares dhe filtrit. Philips Lumea Prestige ofron trajtim të specializuar mbi trupin (këmbë, krahë, stomak), fytyrën (pjesa e sipërme, buza, mjekra), zonën bikini dhe sqetullat.

IPL vjen me një sensor lëkure inteligjent, i cili e bën të gjithë proçesin shumë të shpejtë dhe të lehtë. Ky sensor funksionon si një kontrollues sigurie, i cili rekomandon në mënyrë efektive nivelin optimal të përdorimit (nga 1- minimum i intensitetit, në 5- maksimumi i intensitetit). Në këtë mënyrë eleminon stresin e përdorimit të intensitetit të gabuar për tonin e lëkurës suaj. Është veçanërisht i nevojshëm nëse toni i lëkurës suaj ndryshon sipas stinëve ose sipas pjesëve të trupit. Ajo që na pëlqen më së shumti është se ju mund t’i ndryshoni opsionet e rekomanduara edhe manualisht. Megjithatë nuk mund të shkoni më shumë se intensiteti i sygjeruar, ndaj dhe lëkura juaj është gjithmonë e sigurt. Mund të ulni pak intensitetin nëse ndjeni pickim.

Efektive dhe e sigurt për t’u përdorur në tipe të ndryshme lëkurash dhe qimesh, ku përfshihen qimet natyrale bjonde, të errët, kafe dhe të zeza apo tone lëkure që variojnë nga shumë të bardha në kafe të errët. Sa më i madh të jetë kontrasti midis ngjyrës së lëkurës dhe qimes aq më efektiv është rezultati i IPL.

4 trajtimet e para me IPL për heqjen e qimeve duhet të zhvillohen çdo 2 javë. Çdo 4 javë apliko prekje të lehta, thjeshtë për mirëmbajtje. Pas 8 prekjesh mund të shijoni një lëkurë të butë dhe pa qime për 6 muaj.

Philips Lumea është zhvilluar prej 14 vite kërkime dhe përmbush të gjitha standartet e sigurisë të FDA dhe BE për pajisjet shtëpiake. Është e ndërtuar për të jetuar gjatë, ndaj nuk do të ketë nevojë të zëvëndësohet për shumë vite. Vjen me të gjithë aksesorët e nevojshëm. Dizajni i tij i mrekullueshëm, e bën një prej pajisjeve më të lehtë dhe të rehatshëm për t’u përdorur. Mëso më shumë në http://www.lumea.philips.com.al/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor