Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Me siguri e keni ndeshur ne rrjetet sociale me emrin "ART NEPER PENJ", Anxhela Dervishi është vajza e ëmbël, e cila, me shumë dashuri, përkushtim dhe pasion, qëndis krijimet e saj në gjergjef, një art i çmuar para viteve ‘90, që tani është rikthyer në forma e modele të reja, më moderne, por me të njëjtën bazë: fijet me ngjyra, copat lino, gjergjefi dhe, sigurisht, durimi e shpirti artistik për të nxjerrë modele sa më të bukura. nxhela, pasioni i së cilës për qëndisjen sa vjen dhe rritet, i ka kushtuar këtij arti edhe një kënd të vogël në atelienë e së ëmës.
Ai është vendi ku 21-vjeçarja “strehohet” për të materializuar çdo ide që i vjen në mend. Punët e saj kanë shumë ndjenjë dhe ky detaj ndihet sapo ajo të hap derën e të fton brenda kësaj mbretërie. Anxhela nuk është vetëm vajza që krijon çdo ditë, por edhe studentja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, e cila e mes penjsh, copash dhe zhurmës karakteristike tëmakinës qepëse, sepse e ëma është rrobaqepëse.
Ndërkohë, kur ishte në gjimnaz, zbuloi një pasion, i cili ishte piktura. Kështu, penjtë, copat dhe gjilpëra u bënë bashkë për të nisur punimet në gjergjef, një mënyrë qëndisjeje, të cilën gratë dhe vajzat shumë vite më parë e përdornin në mënyrë masive, sidomos për të bërë pajën e nusërisë. Sot, duket se modelet dhe tendencat janë nga më të shumëllojshmet, duke u fokusuar sidomos te punimet e personalizuara, ku gjithsecili mund të dedikojë në gjergjef, nëpërmjet artit të qëndisjes, iniciale, emra, data apo edhe fotografi. ndan kohën mes pasionit dhe shkollimit. I pëlqen që të jetë produktive dhe kreative në të njëjtën kohë, edhe pse studimet e saj nuk kanë lidhje me artin.
(INTERVISTA E PLOTË MUND TA LEXONI NE RËVISTËN LIVING-vjeshtë 2019, në të gjitha pikat e shitjes)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...