Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Pulia njihet për kërpudhat e shijshme ndaj në traditën e saj nu mund të mungonte një pjatë e tillë.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 350 g makarona orecchiette ose ato që keni, por të jenë të shkurtra, 150 g kërpudha porcini ose 300 g kërpudha që keni, 250 g salsiçe të freskëta, 70 g djathë i bardhë i fortë, 12-15 kokrra domate qershiza, 1 gotë liker marsala, 2 lugë të vogla mjaltë, 1 bustinë shafran, 1 tufë majdanoz, 2 thelpinj hudhër, vaj ulliri, spec djegës, kripë sipas nevojës.
PËRGATITJA: Vendosim një tigan me vaj në zjarr të ulët, hedhim hudhrën,
një copë spec djegës dhe gjysmën e tufës së majdanozit të grirë. Pasi hudhra të ketë marrë pak ngjyrë shtojmë salsiçen, së cilës i kemi hequr lëkurën dhe e kemi bërë thërrime të vogla. I lëmë në zjarr për 5 minuta dhe pasi t’i spërkatim me liker e ngremë fuqinë e zjarrit që likeri të avullojë. Shtojmë domatet të prera në mes, kripën, piperin, mjaltin, djathin në kubikë, kërpudhat të pastruara dhe të prera në feta dhe e lëmë tiganin në zjarr të
ulët për 5-6 minuta. Ndërkohë, ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë dhe shafran. Makaronat e kulluara dhe disa lugë nga uji i zierjes së tyre i
hedhim në tigan te salca. Pasi t’i kemi përzier me salcën, pas një minute i heqim nga zjarri. Shtojmë majdanoz të grirë, pak vaj ulliri dhe i shërbejmë menjëherë.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...