Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Ekziston një ligj i karmës i cili duhet të ndiqet për të ruajtur karmën pozitive dhe për të jetuar sa më mirë çdo ditë. Ky ligj i madh është baza e principit shkak-pasojë, i cili rregullon gjithë parimet e tjera. Ekzistojnë edhe 11 ligje të tjera armike, më pak të njohura, por po aq të rëndësishme.
Ligji i madh, parimi shkak-pasojë i drejtpërdrejtë.
Ligji i krijimit i cili mbështet idenë se nuk jemi të vetëm në univers dhe çdo veprim e person ndikon në jetën tonë.
Ligji i përuljes konsiston në të kuptuarit se ajo që na pëlqen ose nuk na pëlqen pushon së ekzistuari nëse e injorojmë atë. Prandaj është mirë të mësojmë të jetojmë me përultësi me të, në mënyrë që ta ngremë në një nivel më të mirë.
Ligji i rritjes që duhet të ekzistojë brenda secilit prej nesh, pa pritur që të jetë bota ajo që ndryshon dhe përmirësohet.
Ligji i përgjegjësisë. Është e rëndësishme të merrni përgjegjësi për jetën tuaj dhe për atë që ndodh. Pa fajësuar dikë apo diçka, por duke kuptuar arsyet.
Ligji i lidhjes thotë se të gjitha gjërat janë të lidhura mes tyre, çdo element, çdo veprim çon në të ardhmen.
Ligji i shtatë është ai i fokusimit, sipas të cilit nuk është e mundur të mendosh për dy gjëra në të njëjtën kohë, është mirë të përqëndroheni në spiritualitet dhe ndjenja pozitive në mënyrë që të mos keni mendime negative dhe të ulëta, si zemërimi.
Ligji i altruizmit dhe mikpritjes na bën thirrje të vëmë në praktikë mësimet dhe vlerat e çmuara, kur jeta i kërkon.
Për të jetuar më mirë është thelbësor ligji 'këtu dhe tani': nëse mendojmë për të kaluarën dhe jetojë në të, nuk shijojmë momentin, të tashmen dhe nuk kemi dot një vizion të qartë për të ardhmen.
Ligji i ndryshimit ndihmon të kuptojmë se si të mësojmë nga gabimet tona, për t'u përmirësuar, për t'i ndryshuar veprimet në të ardhmen dhe për të mos i përsëritur ato.
Ligji i durimit dhe shpërblimit thotë se vetëm duke pasur durim mund të shpërblehesh nga jeta, falë ligjit të Karmës shkak-pasojë, i cili megjithatë, nuk është i menjëhershëm.
Ligji i domethënies dhe frymëzimit përfshin kuptimin e thellë të Karmës, pra duke bërë një gjest të dashur, e bën botën një vend më të mirë dhe energjia pozitive do të kthehet pas.
Karma: Si ta kuptoni dhe drejtoni atë
Ndonjëherë përballemi me momente në të cila kuptojmë se jeta nuk po shkon ashtu si do të donim. Në këto situata pyesim veten sepse po ndëshkohemi për diçka për të cilën s'kemi faj ose përgjegjësi. Në këtë mënyrë, duhet të huazoni mësimet e karmës për të qenë më mirë, për t'u përmirësuar dhe për ta kuptuar atë. Të kuptosh karmën tënde do të thotë të jesh i vetëdijshëm për rolin tënd në jeë, koncept i ngjashëm me atë që japonezët e quajnë ikigai.
Pasi të kuptoni karmën tuja, ju mund tëndërmerrni hapa për t'u përpjekur ta udhëhiqni atë:
Jini të durueshëm. Siç e kemi parë në një nga ligjet e Karmës, durimi është dhurata kryesore që mund t'i bëjmë vetes dhe botës, kështu fitohet mbi zhgënjimin dhe zemërimin, të cilat fitojnë në rrethin e mbrapshtë të karmës.
Transformimi i mendimeve është i rëndësishëm për të ndryshuar situatat për mirë. Zëvendësimi i mendimeve negative me ato pozitive ndihmon për të jetuar mëm irë.
Të kuptuarit e thellë. Të kuptuarit se si funksionon karma është thelbësor për të qenë në gjendje ta udhëhiqni atë.
Mos kërkoni hakmarrje. Kur dikush na shkakton dhimbje është e vështirë të mos mendojmë për hakmarrje. Kërkimi i mënyrave për t'u hakmarrë ndonjëherë është e vetmja gjë për të shkuar përpara gjatë situatave të dëshpëruara. Por karma na mëson se veprimet negative çojnë në negativitet të mëtejshëm dhe jo e kundërta.
Kuptimi i vullnetit të lirë. Ndërgjegjësimi i një personi na jep siguri se fati ndryshohet, falë veprimeve dhe sjelljeve tona. Kjo vetëdije na mundëson të perceptojmë kushtet që na zhvillojë 'farat pozitive' të karmës dhe të largojmë ato 'negative'.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...