Aktualitet 12 Nëntor 2019

Titujt e rinj që do të na çojnë në stendën e Botimeve LIVING në Panair, pa u menduar dy herë

Aktualitet

Fluksin e titujve të rinj të librave, me siguri që e ndjeni të gjithë në nëntor; është muaji i tij. Si çdo vit, edhe këtë nëntor në ambientet e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet eventi më i madh i librit në Shqipëri, edicioni i 22-të  i Panairit të Librit !

Botimet LIVING do të vijnë me shumë tituj të rinj për të kënaqur shijet e çdo lexuesi të madh e të vogël. Këtë vit, në stendën tonë do të gjeni një sërë titujsh të rinj si “Parajsa e bardhë”, një roman epik i shumë pritur nga autorja e librit ‘Vajza e Pirenejve’, “Shpikja e Flatrave” me miliona kopje të shitura mbarë botën,  Leksione nga Madame Chic, një udhërrëfyes i mirëfilltë për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Të tjerë romane për të mos u humbur në këtë panair janë “Gruaja sekrete”, “Një martesë e pazakontë”, “Zonjat e para” etj. Të gjithë botimet që po kërkoni, vetëm në stendën e Botimeve Living!
A nuk ju dhamë mjaftueshëm arsye për të vizituar stendën tonë? Lexoni shkurtimisht më poshtë përmbledhjen e librave të rinj. Keni pesë ditë kohë për t’i shtuar bibliotekës emrat e rinj të këtij nëntori

ZONJAT E PARA

Ashtu si në librin e saj të parë, “Rezidenca – brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës. Libri “Zonjat e para” na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë.

 


Parajsa e bardhë, Alaskë, 1974

Sprova vendimtare për një familje në krizë

Erni Ollbrajt, një ish-i burgosur lufte, kthehet nga Vietnami i shndërruar në një njeri tjetër. Pasi humbet disa punë njëra pas tjetrës, ai merr një vendim drastik: të shpërngulet bashkë me familjen në veri, në Alaskë, ku të gjithë bashkë do të jetojnë larg trazirave që kanë përfshirë vendin.

Trembëdhjetëvjeçarja Leni, një vajzë që po rritet në kohë të vështira, e ngecur në rrjetën e dashurisë së prindërve të saj, një marrëdhënie pasioni të sëmurë, guxon të ëndërrojë se familjen e saj e pret një e ardhme më e mirë në atë tokë të re. Ajo kërkon me çdo kusht të gjejë vendin e saj në jetë.

Kora, nëna e Lenit, do të bëjë çmos dhe nuk do të ngurrojë t'i shkojë pas kudo burrit që dashuron, edhe nëse kjo do të thotë të niset drejt së panjohurës...

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. "Parajsa e bardhë" është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.

Historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane, Ernest Heminguejit, dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Marta Gellhornit.

Paula McLain, e cilësuar si “ylli i ri i prozës letrare historike”, sjell historinë e Marta Gillhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka, për të gjetur zërin e saj.

LEKSIONE NGA MADAME CHIC
Një udhërrëfyes i mirëfilltë për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Një histori personale, e mbushur me rrëfime gazmore dhe vëzhgime për stilin. Gjallëria dhe sinqeriteti me të cilin përcillet çdo fjalë, janë një urë lidhëse për të gjitha ato që iu pëlqen modeli francez i jetesës, por që nuk kanë mundësi dhe një vit kohë të qëndrojnë në Paris.

Historia: Një skandal i vjetër sa bota

Një roman indinjues, rebel, polemik, ideologjik. Vepra më e arrirë e Elsa Morantes


Ky është një roman proteste. Një roman i dhembjes dhe pendimit, që përshkohet fuqishëm nga dëshpërimi, tensioni, mëshira, dituria, bukuria, por me shumë pak jetë. “Historia: një skandal i vjetër sa bota” është një roman gazmor, plot dritë dhe ajër, dhe pse jo “zbavitës”, gjithë humor (i përdorur sistematikisht në një nivel që nuk haset tjetërkund në veprat e Morantes), i qepur me spango të trasha e të holla, i ildisur me thurje të fshehura që e lëshojnë dhe e kapin sërish pa ndërprerje dhe me shkathtësi fillin, i ngjashëm në këtë aspekt me romanet e vjetra, që janë plot me digresione, duke qenë të ndjeshme ndaj befasive dhe mrekullive, ose me poemat heroike-komike dhe tragjikomike.

SHPIKJA E FLATRAVE

Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë. Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse: Heti Trazovaçe Grimkes, një skllave në rrethinat e Çarlstonit të fillimshekullit XIX, dhe Sarës, bijës ëndërrimtare të Grimkeve.

NJË MARTESË E PAZAKONTË

“Një martesë e pazakontë” është një roman tipik i shoqërisë amerikane të ditëve të sotme, i përvijuar nga nota humori të hollë dhe ngacmues.

Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.

Shkolla e rrugës

"Një rrëfim i fuqishëm për dashurinë dhe dhunën, për forcën që mbart lidhja e gjakut dhe fuqia e imagjinatës."
Tara dhe familja e saj u rritën duke u përgatitur për Ditët e Tmerrit, por, sipas qeverisë amerikane, ajo nuk ekzistonte në asnjë dokument zyrtar. Nuk kishte certifikatë lindjeje. Nuk kishte dëftesa shkolle, sepse nuk shkeli kurrë në një klasë mësimi. Nuk kishte kartelë mjekësore, sepse babai i saj nuk kishte besim te spitalet.
Teksa ajo rritej, babai i saj bëhej gjithnjë e më radikal, ndërsa i vëllai gjithnjë e më i dhunshëm. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Tara kuptoi se duhej të ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Duke bërë këtë, ajo zbuloi si fuqinë shndërruese që të jep shkollimi, ashtu edhe çmimin që duhej të paguante për ta fituar atë liri.

Titujt për fëmijë

Botimet Living sjellin një tjetër libër me personazhet e preferuar të fëmijëve, Masha dhe ariu.
“Dita e reçelit” - lexo dhe argëtohu me figura ngjitëse. Zbulo aventurat e reja të heronjve të tu të dashur.

Dhuratë nga qielli

 



Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete! Në të, do të gjeni shumë ushtrime interesante dhe lojëra me heronjtë tuaj të preferuar. Me Mashën dhe ariun, nuk do të mërziteni kurrë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor