Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Santana Çomora, një emër i lakuar shpesh jo vetëm nga ndjekësit e miqtë e revistës Living , por dhe në mesin e njerëzve të botës së modës e të bukurës në kryeqytet. Kryeredaktorja e modës së revistës pionere rreth të jetuarit bukur e me stil, në çdo dalje të sajën, plot finesë e sharm, duket se ta imponon në mënyrë të pavullnetshme ta admirosh për atë çka përcjell!
Në Living, Santana ka zbuluar e na ka njohur me mjaft personazhe të rinj, me njerëz që bëjnë mode e që kanë ndikim, por pa e kuptuar, ajo vetë është shndërruar në një personazh, në një pikë frymëzimi për njerëzit që e duan modën e jo vetëm. Bota e medies, duket të jetë habitati i Santës pasi përpos rolit të saj në revistë, ajo është përgjegjëse prej 11 vitesh për atë çka transmetohet në kanalin SUPER HD atë të filmave premierë në platformën Tring. Prej një viti, atë e kemi ndjekur gjithashtu çdo javë në Santa Style, ku vetë kryeredaktorja e modës ishte personazhi i rubrikës.
Ajo vinte me këshilla praktike, kombinime e sugjerime për të gjitha mikeshat e Living e artikulli i çdo të diele mbrëma mezi pritej nga ndjekësit. Nuk ka shumë që Santa pushoi së përditësuari këtë rubrikë, e mungesa e saj u ndje ! POR , pas kësaj tërheqjeje fshihet një arsye e fortë ! Si një person i lindur nën shenjën e bricjapit, që e do fort punën, Santa vështirë se rri ‘më kot’ ndaj pa shumë zhurmë, bashkëpunoi për të sjellë për herë të parë në vendin tonë, OLIVOS markën e produkteve artizanale, kurative, pa kimikate dhe tërësisht organike! Lidhja e saj me aromat e mira e sapunët artizanalë është e hershme e kushdo që e njeh Santën, e di që përpara se të shquajë imazhin e saj, do të ndjejë më parë parfumin.
Sapunët delikat për fytyrën, të pasur me vitamina dhe përbërës të tjerë, setet unike që ju japin ndjesinë e luksit gjatë dushit tuaj , produktet dedikuar foshnjave, meshkujve apo lëkurave të llojeve të ndryshme, problematike apo jo, do të jenë tashmë pjesë e pandarë e rutinës suaj.
Produktet e shitura në më shumë se 30 vende të botës , do të keni mundësinë t’i gjeni dhe në vendin tonë! Kënaqin çdo shije e kërkesë, ndaj nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të vizitoni website-in e tyre, profilet në rrjetet sociale e shumë shpejt dhe në disa pika shitjeje në Tiranë!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...