Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në ndryshim nga një pjesë e mirë e kolegëve të saj, Marsela Çibukaj ka zgjedhur të vijë rrallë e për mall për publikun, më saktë për teleshikuesin sepse ata që janë frekuentues të jetës së natës e gjejnë thuajse çdo fundjavë në kryeqytet. Ish-konkurrentja e ‘’The Voice of Albania” është një ndër emrat më të dashur të muzikës live, por ditën e djeshme për habi të të gjithëve ajo zgjodhi të provonte një skenë më të madhe, atë të ‘’Kënga Magjike”. Muzika e saj është gjithmonë një sukses i garantuar, por ajo që na la pa fjalë ishte pamja e Marselës. Dhe po të mos i kishim emrin dëgjuar gjatë prezantimit apo të shihnim postimet e Xhemi Shehut në Instagram, nuk do ta kishim besuar se ishte ajo.
Këngëtarja e njohur u prezantua me projektin e saj më të ri ''Thërrime dashurie", por të gjithëve u ngelën sytë tek pamja e saj. Ajo dukej aq elegante dhe aq ndryshe me fustanin e zi në skenë, por edhe pantallonat e shkurtra lëkurë në videot e mikes së saj Xhemi. Kur u pyet se çfarë kishte bërë për t’u dobësuar, Marsela tregoi me shaka se kishte hequr dorë nga bakllavaja dhe kadaifi.
Në një intervistë të para disa muajve, Marsela rrëfeu për Dojna Memën se ekuilibri sentimental, kujtojmë se ajo është e dashuruar me këngëtarin Vitmar Basha, e kishte ndihmuar të binte nga pesha. Lum ajo!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...