“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Jessica Hood ishte e bindur se çdokush që nuk ushqente fëmijën me gji ishte një “nënë e tmerrshme”. Pastaj ajo në fakt u bë nënë dhe përpjekja për të ushqyer me gji fëmijën e saj i shkaktoi shumë trishtim. “Dhimbja, stresi, pyetja e vazhdueshme nëse foshnja po ngropet, për të mos përmendur anën mendore. Kështu filloi e gjitha për mua, ” reflekton nëna në një postim.
Megjithëse u desh një kohë që ajo të arrinte të kuptonte se nënë e mirë nuk je vetëm nëse ushqen me gji. Në vend të kësaj, ajo u përqëndrua në diçka më të rëndësishme: “Unë kam bërë gjithçka që mundem unë për të qenë më mirë, nëna më e lumtur që mund të jem”.
Ishte një udhëtim i gjatë dhe që i copëtoi zemrën para se Hood të bënte zbulimin e saj. Pasi ka luftuar për të prodhuar qumësht, ajo mban në mend disa mami që tentuan ta ndihmonin. “Pa marrë parasysh se çfarë bëja, unë thjesht nuk mund ta ushqeja atë. Faji që ndjeva ishte shumë i madh… unë isha 25 vjeçe, një nënë e re dhe kjo ishte shumë e rëndë për t’u përballuar. ”
Para se Hood të lindte, ajo vuri re se po fillonte të tregonte shenja të depresionit prenatal. Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të merrte ndihmën që i duhej dhe u bë personi i lumtur që meritonte ajo dhe fëmijët e saj.
“Të katër fëmijët e mi janë të lumtur, të shëndetshëm dhe të lezetshëm; të katër fëmijët janë të lumtur që kanë një nënë të lumtur, të shëndetshme dhe të lumtur”, shkruan ajo. “Si mund të jemi vetëm versioni më i mirë i vetes dhe të bëjmë atë që mendojmë se është më e mira? Të gjithë ne jemi prindër të ndryshëm dhe idetë tona nuk do të jenë kurrë të njëjta, por bëni atë që është më e mira për fëmijët tuaj dhe për shëndetin tuaj”.
Nëse jeni duke u përpjekur të ushqeni fëmijën me gji dhe kjo ndikon seriozisht mirëqenien tuaj, ju duhet të hiqni dorë nga ky gjykim mbi gjidhënien. Nuk mund të rritësh një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm pa qenë ti e lumtur dhe e shëndetshme. Dhe nëse e gjeni veten duke filluar të shfaqni shenja të depresionit pas lindjes, mos hezitoni të merrni ndihmën që ju nevojitet dhe meritoni./BURIMI ''PËR NËNAT''
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...