Kujdesi per trupin 9 Nëntor 2019

2 recetat natyrale më efektive për zbardhjen e lëkurës

Kujdesi per trupin

Në treg gjenden shumë alternativa të kremrave zbardhues të cilët përdoren për të çelur tonin e errët të lëkurës, njollat kafe, qukat dhe shenjat e moshës. Në shumë raste, produktet të tilla, përveçse nuk i përmbushin pritshmëritë që keni ndaj tyre, mbartin me vete edhe disa risqe si:

Irritmi i lëkurës për shkak të përbërësve agresivë që përmbajnë; sidomos në zona të ndjeshme të trupit.

Thatësi e tepruar e lëkurës për shkak të përbërësve të fortë që marrin përsipër të zhdukin njollat e errëta.

Kancer ose probleme të tjera të lëkurës për shkak të një përbërësi të quajtur hydroquinone, një kimikat zbardhues që sipas disa ekspertëve lidhet edhe me kancerin.

Edhe në këtë rast, natyra ofron zgjidhjet e saj të cilat nuk janë pak: lëng limoni, feta kastraveci, vaj ullri, shafran Indie, xhel aloe vera, lëng domate, qumësht, etj.

Këta përbërës do t’i kombinojmë në dy receta të cilat sipas ekspertëve të mjekësisë alternative janë ‘dorë me  një’ për një ngjyrë të çelët, të bukur e të njëtrajtshme të  lëkurës së fytyrës.

Receta 1

Përbërësit:

1.5 kupe kos

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji mjaltë i pastër

Pak  shafran Indie pluhur

3-4 bajame të copëtuara

 

Përgatitja:

Merrni grirësen e ushqimeve dhe copëtoni bajamet derisa të bëhen pluhur.

Në një tas të vogël përzieni gjithë përbërësit mirë derisa të përftoni një masë homogjene.

Transferojeni masën në një enë të vogël qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Aplikojeni këtë krem në doza të bollshme para gjumit.

 

Receta 2

Përbërësit:

2 lugë gjelle miell qiqrash

Pak shafran Indie pluhur

1 lugë çaji lëng limoni

Krem qumështi

 

Përgatitja:

Në një tas të vogël, përzieni miellin e qiqrave, shafranin e Indisë dhe lëngun e limonit.

Shtoni kremin e qumështit njëkohësisht duke e përzier mirë derisa të merrni një masë konistente.

Transferojeni kremin e përftuar në një enë dhe vendoseni në frigorifer. Aplikojeni këtë produkt në zonat e errëta të trupit para gjumit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor