Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Rrudhat e ballit janë një tregues i cili lejon çdo të panjohur të gjejë menjëherë moshën tonë. Këto vija të krijuara në ballë, janë kontakti i parë me portretin e një personi. Rrudhat e ballit gjithashtu mund t’ju tregojnë edhe më të vjetër se mosha juaj reale. Baluket dhe shtresa të tëra të make up-it nuk janë zgjidhja më e mirë e mundshme.
Përkundrazi, vendosja e tepërt e make up-it i përkeqëson më tepër ato. Nëse nuk doni t’i nënshtroheni botox-it dhe terapive të tjera të rigjenerimi të lëkurës, na lexoni më poshtë:
Pini sa më shumë ujë
Një nga zgjidhjet më natyrale për rrudhat e ballit është të pini 8-12 gota ujë në ditë. Uji hidraton qelizat e lëkurës dhe redukton pamjen e shenjave të plakjes. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në largimin e toksinave nga trupi duke i dhënë lëkurës vitalitet dhe shkëlqim.
Aplikoni xhel aloe vera në rrudhat e ballit
Të kesh aloe vera në kopsht është sit ë kesh një ‘mini-fabrikë’ zgjidhjesh antirrudhë në shtëpinë tuaj. Xheli brenda bimës aloe vera është i pasur me vitaminë E e cila i bën shumë mirë lëkurës. Një veprim i thjesht si masazhimi i xhelit të kësaj bime në ballë e ndihmon lëkurën të duket e freskët dhe ju me më pak vite se sa keni.
Masazhoni rregullisht ballin me vajra bimorë
Sigurohuni gjithmonë që qelizat e lëkurës të marrin ushqimin e nevojshëm për të reduktuar pamjen e rrudhave të ballit. Është një ide e mirë t’i masazhoni ato me vajra bimore në mënyrë që të luftoni thatësinë e lëkurës dhe të nxisni qarkullimin e gjakut në zonën e ballit. Disa nga vajrat bimore më të efektshme anti-plakje në planet janë vaji i ullirit dhe vaji i kokosit.
Aplikoni lëng limoni
Një nga arsyet pse shfaqen rrudhat e ballit është reduktimi i kolagjenit, një proteinë që e bën lëkurën të duket elastike dhe e tendosur. Një mënyrë e mirë për të nxitur prodhimin e kolagjenit është të furnizoni trupin me vitaminë C. Duke e aplikuar limonin direkt në zonën e ballit, ndihmoni zhdukjen e rrudhave aty.
Masazhoni lëng kastraveci
Një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës C është kastraveci. Prisni një kastravec të vogël dhe vendoseni në blender. Më pas kulloni lëngun. Vendoseni në frigorifer dhe aplikojeni në zonën e ballit dy herë në ditë për t’u dukur më e re.
Hani papaja dhe përdoreni gjithashtu si maskë
Papaja është shumë e pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë lërkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira. Kjo është arsyeja pse përfshirja e këtij fruti tropikal në dietën tuaj është një mënyrë e mirë për t’u përballur me shenjat e plakjes. Ju gjithashtu mund të shtypni pak papaja me lugë dhe ta aplikoni në zonën e ballit. Pas 20 minutash, shpëlajeni me ujë.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...