Aktualitet 8 Nëntor 2019

Tronditi gjithë italianët e shqiptarët me historinë e tij, Alvin Berisha bashkohet pas 5 vite me motrat dhe babanë

Aktualitet

Askush nuk e kishte marrë me mend që një reportazh i emisionit investigativ ‘’Le Iene”, transmetuar mbrëmjen e 17 tetorit do të kishte në qendër të tij një vogëlush shqiptar, një hero i vogël vetëm 11 vjeç. Alvin Berisha u kthye pas asaj mbrëmjeje në emrin më të lakuar jo vetëm të shtypit, peticioneve të ndryshme në rrjete sociale, por edhe të mijëra njerëzve të thjeshtë që kishin vetëm një lutje, një dëshirë: ‘’Ktheni në shtëpi, Alvinin”. I rrëmbyer që prej dhjetorit të 2014-s nga nëna e tij Valbona, e cila i ishte bashkuar ushtrisë së ISIS-it, djaloshi me sytë gjithë jetë kishte humbur çdo kontakt me babain dhe dy motrat e mëdha.

Por pas shumë përpjekjeve disa vjeçare, u zbulua më në fund vendodhja e tij në kampin e ferrit Al-Hohl në Siri, në kufi me Turqinë. 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili mbajti peng zemrat e mbarë shqiptarëve, por jo vetëm, mbrëmë ka mbërritur në Romë ku edhe ka takuar pas pesë vitesh motrat e mëdha. Operacioni për shpëtimin e tij   u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor