Ushqimi i ekuilibruar 8 Nëntor 2019

Në çfarëdolloj diete të jeni, nga këto dy ushqime nuk duhet të hiqni dorë; Ja përfitimet për organizmin

Ushqimi i ekuilibruar

Regjimet e shëndetshme ushqimore supozohet të eleminojnë nga dieta alkoolin e të minimizojë konsumin e të ëmblave, por sipas dietologëve e nutricionistëve, në çfarëdolloj diete të jeni nga vera dhe çokollata e zezë nuk duhet të hiqni dorë.

Një studim i fundit i kryer nga King’s College London ka treguar që çokollata dhe vera e kuqe në të vërtetë ndihmojnë në ripërtëritjen e qelizave, luftimin e radikaleve të lira etj. Harrojini kaloritë ! Profesori Tim Spector beson se një dietë e shëndetshme ka të bëjë më pak me numërimin e kalorive, dhe më shumë me mikrobet që jetojnë në traktin intestinal të një personi. Stomaku i njeriut është shtëpia e rreth 1 kilogramë e 800 gram baktereve të mira e të këqija! Këto të fundit janë në balancë me njëra-tjetrën dhe prishja e ekuilibrit mund të shoqërohet me jo pak shqetësime shëndetësore.

Sipas profesorit Spector, ngrënia e ushqimeve të duhura nxit shumimin e baktereve të mira duke ndihmuar në mbajtjen e një flore të shëndetshme bakteriale dhe një peshe të qëndrueshme.

Sa më e pasur të jetë dieta,  aq më shumë lloje mikrobesh do të gjenden në trupin tonë, gjë që na bën më të shëndetshëm.

Profesori sugjeroi konsumimin e rregullt të ushqimeve probiotike, pasi ato janë të pasura me mikrobe të mira. Ai tha që këto të fundit ‘shijojnë’ çokollatën dhe verën e kuqe po aq sa ne, pra prodhojnë një mjedis të përshtatshëm ! Burimi DAVID WOLFE

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor