Aktualitet 7 Nëntor 2019

Botimet Living dhurojnë 150 libra për universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Aktualitet

Botimet Living dhurojnë 150 libra për studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Biblioteka e këtij fakulteti është pasuruar me librat artistikë të Botimeve Living, ndër të cilët janë përzgjedhur kryesisht romane klasikë, si dhe libra bestseller.


Dhurimi i librave në biblioteka është kthyer në një traditë për shtëpinë botuese Living, e cila edhe më parë ka dhuruar një sërë titujsh për bibliotekat e shkollave 9 vjeçare apo të njësive bashkiake në Tiranë.


Living vazhdon me sukses misionin e saj për të sjellë letërsinë më të mirë dhe për të afruar sa më shumë të rinj me librin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor