Femijet 7 Nëntor 2019

“Kush mbaron i pari së ngrëni, merr flamurin.” Ky është mekanizëm mbijetese, jo kënaqësie!

Femijet

Nga Lira Gjika/Kjo mënyrë të nxituri për të ngrënë, që vjen nga kohë të shkuara dhe vazhdon të jetë prezent edhe sot në ushqyerjen e fëmijëve, është shumë e dëmshme. Si në familje edhe në kopështe e çerdhe, I nxitin fëmijët të hanë sa më shpejt. Kujtoni shprehjet “do njëqind orë që të hajë”, “s’ka faj se i ka të gjitha dhe i bën naze ushqimit dhe e mban në gojë.” Kjo nxitje për të ngrënë dhe shprehja “u ngopët”, tregojnë se ne ende vazhdojmë t’i edukojmë fëmijët dhe t’u kultivojmë mekanizmat e mbijetesës dhe jo të mirëqenies dhe shijimit.

 Ne nuk kultivojmë kënaqsinë, por të ngopurin, që nuk ka të bëjë me shijen dhe cilësinë e ushqimit, por me urinë, me pasigurinë, se mbase neser nuk ka më. Kini kujdes prindër dhe edukatorë kur flisni për ushqimin, zgjidhini mirë fjalët, kur flisni për këtë proces kaq kompleks. Njeriu nuk është shishe që mbushet, por qenie e gjallë, madje më superiorja nga të gjitha gjallesat e tjera dhe për këtë arësye kërkon shumë kujdes dhe përzgjedhje të fjalëve e veprimeve. E ngrëna është e lidhur me egzistencën dhe strukturat e para të vetëdijes dhe memorjes për veten, sigurinë, kënaqësinë e të qenit, janë të lidhura me të. Njohja e parë në këtë jetë, se egzistojmë dhe jemi të mbrojtur, ndërtohen dhe organizohen pikërisht nëprmjet të ngrënit apo ushqyerjes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor