Showbiz 7 Nëntor 2019

Pasi arriti të mbante të fshehtë për 9 muaj shtatzëninë, Maya zbulon për herë të parë portretin e të birit Jonas

Showbiz

Shtatzënia është një periudhë emocionuese që çdo grua e përjeton ndryshe, Gjatë pritjes së ëmbël disa zgjedhin ta ndajnë gëzimin jo vetëm me familjarët, por edhe miqtë virutalë, ndërkohë disa të tjera përpiqen të bëjnë të kundërtën. Këngëtarja vlonjate Maya Aliçkaj ishte një nga ato nëna në pritje të ëmbël që ia doli të mbante fshehur shtatzëninë edhe pse është një personazh i njohur publik.

Krishtlindjet e shkuara Maya postoi për herë të parë një foto krah karrocës të të birit duke zbuluan dhe emrin me të cilin e pagëzoi.

"Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe nje herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë! Me dashuri , Maya&Jonas."- ka shkruar ajo krahas fotos. 

Njësoj si me shtatzëninë që e mbajti të fshehur, Maya arriti edhe pas lindjes së djalit, të tregohej diskrete. Ajo nuk u tundua të postonte foto me të birin, por pas një viti, e ftuar në studion e Bieta Sulos, këngëtarja foli për jetën e saj, përvojën  si nënë dhe si e ka marrë të birin në koncertet jashtë Shqipërisë.

E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj, sepse sytë i ka të shkruar.

Për herë të parë ekskluzivisht artistja e dashur zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit.

Shpesh herë asaj i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël. Megjithatë Maya nuk mundet ta përballojë e vetme ndaj ajo pranoi se ka marrë një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor