Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Edhe pse shumë i ëmbël dhe i shijshëm, mjalti është një ‘helm’ për bakteret e këqija. Ai përbëhet nga nektari i luleve dhe është një alternativë e shkëlqyer ndaj sheqerit të rafinuar si dhe një medikament natyral për probleme si alergjitë, sistemi i dobët imunitar, infeksionet, plagët, etj.
Kur sezoni i ftohtë afrohet, shumë njerëz vuajnë nga i ftohti, kolla dhe infeksione të tjera të traktit respirator, prandaj eliksiri me mjaltë ka një super popullaritet. Mjalti konsiderohet edhe si antibiotiku më i ëmbël në planet!
Përveç se trajton infeksionet, mjalti gjithashtu mund të parandalojë shfaqjen e infeksioneve. Gjithashtu ka fuqi të mëdha për forcimin e sistemit imunitar. Me fjalë të tjera, eliksiri i mjaltit është mënyrë më e ëmbël për përballuar infeksionet e natyrave të ndryshme, që nga ato të rrugëve të frymëmarrjes, plagëve, alergjive, etj.
Duke i shtuar erëzën tuaj të preferuar këtij eliksiri të bërë vetë, ju do të krijoni një kurë natyrale me veti shëruese që nëna Natyrë e sjell si dhuratë.
Ja një recetë e thjeshtë e këtij eliksiri të bërë vetë:
Përbërësit:
Një kupë mjaltë (preferohet mjaltë lokal)
1 lugë gjelle erëza të thata sipas dësirës ( mund të përdorni edhe dy lugë gjelle erëza të freskëta nëse dëshironi).
Përgatitja:
Zjeni ujë në një tenxhere dhe sipër vendosini një tenxhere tjetër (efekti banjëmari).
Vendoseni sobën në nxehtësi minimale.
Vendosni mjaltin në banjëmari.
Shtoni erëzat sipas dëshirës.
Mbuloni banjëmrarinë.
Lëreni të ziejë për një orë.
Hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet.
Pasi të ftohet, kullojeni përmes një site të imët dhe vendoseni në një kavanoz.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...